Një turist amerikan mësohet se është rrëzuar ndërsa po tentonte të kalonte nga Thethi për në Valbonë e për pasojë ka marrë dëmtime të rënda.
Ai është dërguar nga banorët që kanë ndodhur si kalimtarë të rastit në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi sipas burimeve të Faxweb.al ka dëmtuar shtyllën kurrizore. Nihma e parë i është dhënë fillimisht në Spitalin Rajonal të Tropojës por që më pas është njoftuar si dhe ka mbërritur helikopteri për ta dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Turisti është nga Brooklyn dhe është identifikuar si Mang Do, 39-vjeç ndërsa gjendja e tij shëndetësore mësohet se është e rëndë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)