Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur lidhur me vendimin e Komisioni të Venecias për shkeljen e Kushtetutës të bërë nga presidenti Meta.
Spiropali shprehet procesi ligjor ka nisur pasi Komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi.
Nga qyteti i Kolonjës, ministrja tha se ligji nuk mund të shkelet një qyqtar i thjeshtë, nuk mundet as Presidenti i vendit që duhet të jetë garant i ligjit dhe garant i unitetit te popullit.
“Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje, është analiza se ku konsistoi në kapercimet dhe shkeljet e Presidentit të Rëpublikes.
Komisioni hetimor do te vazhdoje sipas procedures duke vleresuar te gjitha elementet qe dhe komisioni i Venecias ka percaktuar,ne jemi të vendosur që si maxhorance dhe si palament të mbrojmë ligjshmërinë në vend.
Ligjin nuk mund ta shkelë një qytetar i thjeshtë,nuk mund ta shkeli mbi të gjitha Presidenti i Republikës i cili duhet të jetë garant i ligjit dhe garant i unitetit te popullit.”
E pyetur për “Luanin e Venecias”, Spiropali përgjigjet se nuk mund të bëhet koment për zoologjinë, por vetëm komente për ligjëshmëri.
(K.H/Faxweb.al)