Skuadra e Liverpool rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Ligës Angleze, ose siç njihet ndryshe Carabao Cup. Shkak është aktivizimi i një futbollisti nga ana e trajnerit Jurgen Klopp në ndeshjen që “reds” fituan 2-0 ndaj MK Dons, ekip i kategorisë së tretë angleze në League One.
Federata Angleze ka bërë me dije se po heton dokumentacionin e një lojtari, pa bërë me dije emrin. Gjithsesi, mediat britanike mendojnë se bëhet djalë për 22-vjeçarin spanjoll Pedro Chirivella, që duket se nuk i plotëson të gjitha kriteret për të luajtur në këtë kompeticion.
Organizatorët e këtij turneu kanë nisur një hetim në lidhje me këtë çështje, çka mund të sjellë përjashtimin e Liverpool nga Carabao Cup. Drejtuesit e Liverpool bëjnë me dije gjithashtu se po bashkëpunojnë për të zgjidhur këtë çështje dhe pranojnë se mund të ketë një gabim administrativ.