U zhvillua në stadiumin “Selman Strëmasi” derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani.
Të kuqtë kanë fituar me rezultatin 2-1, ndeshje kjo e cila u shoqërua me shumë tensione para fillimit, pasi tifozeritë e dy ekipeve u përleshën në stadium.
Më pas loja filloi dhe tri pikët shkuan për “demat”, të cilët marrin tri pikët.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e 2 golave të skuadrës së Lerdës, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, bardheblutë kërkuan me çdo kusht golin, për të rihapur sfidën. Duhet të shkonte minuta e 79-të që Hasani të ngushtonte diferencën, por vetëm kaq, pasi ishin të kuqtë e Partizanit ata që festuan triumfin e radhës në derbi, duke u bërë padron i kryeqytetit.