Në kuadër të një aktiviteti që do të zhvillohet muajin e ardhshëm të quajtur “Shqipëria punon tokën”, gazetari Klodian Tomorri është nxitur të bëjë një reagim në rrjetet sociale ku tregon edhe “perlën e radhës të Bledi Çuçit”.
Tomorri shkruan se aktiviteti që do të zhvillohet në një periudhë dy ditore, do t’ju kushtojë qytetarëve shqiptarë 19.7 milionë lekë të reja ose 165 mijë euro.
“Por kulmi i ironise eshte aktiviteti ne vetvete. Ministri i bujqesise me profesion jurist, bashke me keshilltaret e tij, njeri psikolog, tjetri mesues dhe i fundit muzikant do mbledhin 50-60 fermere dhe do u mesojne si te punojne token. Dmth hajde baba te te tregoj arat. Ketu pjell mushka perfundimisht”, shkruan gazetari.
Reagimi i plotë:
Hajde baba te te tregoj arat
Bemat e Rilindjes nuk rreshtin asnjehere se te mahnituri. Perla e radhes eshte e Bledi Cucit, ministrit te Bujqesise.
Muajin tjeter Ministria e Bujqesise do te zhvilloje nje aktivitet dy ditor me teme “Shqiperia punon token”.
Ky aktiviteti dy dite do t’u kushtoje qytetareve shqiptare 19.7 milione leke te reja ose 165 mije euro. Per dy dite. Se do hane keta, do pine verera te shtrenjta, gjera dhe do ti rruajne 165 mije euro aty.
Por kulmi i ironise eshte aktiviteti ne vetvete. Ministri i bujqesise me profesion jurist, bashke me keshilltaret e tij, njeri psikolog, tjetri mesues dhe i fundit muzikant do mbledhin 50-60 fermere dhe do u mesojne si te punojne token. Dmth hajde baba te te tregoj arat. Ketu pjell mushka perfundimisht.
Si nuk doli nje here nje minister financash tja u prese duart ketyre zyrtareve te shtetit dhe administrates kur i fusin tek buxheti per keto traplliqet si ky aktiviteti. Si shushunja, per cdo gje sulm buxhetit.
Gjeni nje njeri me gershere ne dore nja tre muaj. Te beje vetem nje gje. Kush zgjat duart te buxheti fap, prerje gishtash. Vetem keshtu zene mend se nuk ndalen ndryshe.
(F.GJ/FAXWEB.AL)