Drejtuesja Ekzekutive e Shoqatës për Kulturën Demokratike, Gerta Meta ishte e ftuar në studion e lajmeve në Fax News ka folur për administratën shtetërore pas zgjedhjeve të 30 Qershorit për të cilat tha se ende nuk ka një raport përfundimtar.
Sipas saj, vëzhgimi i kësaj shoqate është fokusuar në tre qendra si Elbasan, Kukës, KAvajë dhe Kuçovë dhe për këtë ajo tregoi edhe arsyet e kësaj përzgjedhjeje.
“Zgjedhjet në Shqipëri kanë problematika të shumta dhe referuar raportit të ODHIR, një nga rekomandimet e tyre është përdorimi i administratës në proceset zgjedhore. Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, këtë radhë jemi marrë specifikisht me evidentimin e përfshirjes së administratës zgjedhore në fushatë. Mungonin në këto zgjedhje elementet thelbësor të një fushate. Ne kemi vëzhguar katër qendra në rang vendi. Përzgjedhja është bërë për të parë jo vetëm një kamp të një force politike. Vëmë re se në Kukës dhe Kavajë, përfaqësoheshin nga PD, Elbasani nga PS, dhe Kuçova nga LSI, dhe për këtë ne e kemi zgjedhur jo rastësisht për të krijuar një balancë gjatë vëzhgimit. Të gjitha qendrat e monitoruara kaë pasur përçasjen e tyre”.
Por çfarë ka konstatuar ky vëzhgim përgjatë procesit zgjedhor në këto katër çendra?
“Vumë re se edhe faqet e anëtarëve të administratës në rrjetet sociale bëhet propagandë politike, pasi edhe po të mos e bëjnë vëzhgohen. Kemi parë që institucione në varësi të bashkive, si psh ujësjellësi dhe kanalizimet, kanë pasur prurje të mëdha me punësimit që përdoren si kukulla në fushatë, apo përfitime në listat e ndihmave sociale. Në Elbasan administrata u detyrua që të shtunën dhe të dielën të dilnin në punë, për të qenë në këmbë për të menaxhuar situatën. Pavarësisht se politika duhet të qëndrojë larg”.
Meta foli në Fax News edhe për task forcën e krijuar me përfshirjen dhe angazhimin e një sërë institucionesh vendase dhe ndërkombëtare për monitorimin e procesit dhe nxjerrjen e një raporti përfundimtar, për të cilin theksoi ajo, nuk ka dalë dhe kjo e ka një arsye.
“Krijimi i Task Forcës dha besimin se gjërat do të ndryshonin dhe për këtë u dhanë edhe detajet nga më të ndryshme që kishin të bënin me dhënien e llogarisë. Pavarësisht se në praktikë ne pamë se jo gjithçka shkoi mirë në zbatimin e tyre. Shikojmë se është një situatë e njëjtë, ku përveç ministrive përkatëse, ka edhe anëtarë të tjerë si ndërkombëtarët, policia, KQZ etj. Por pavarësisht se jemi në shtator, ende nuk kemi parë një raport të kësaj Task Force. Kjo dmth se kemi një mungesë transparence. Ne nuk e dimë arsyen, ndoshta për shkak se zgjedhjet ishin të njëanshme ministritë nuk e deklarojnë dot në mënyrë të hapur dhe transparente për të bërë publike problemet e vërejtura në këtë proces sepse nuk ju shërben për mirë. Nuk është fare e vështirë për administratën dhe qeverinë që të nxjerrin një raport të tillë pas 2 muajsh”, tha aktivistja e shoqërisë civile.
Ndërkohë lidhur me përfshirjen e grave në garën për bashkitë, Meta tha se edhe aty ku ishin caktuar, ishin në pozita të pabarabarta ose sin ë rastin e Durrësit ku për hir të zgjedhjes së një gruaje tha ajo u vendosën 2 kandidatura të tilla ku domosdo kryabashkiakja e re do të ishte femër.
“Votuesit në njërën anë ishin nën presion ku njëra palë i kërcënonte të dilnin të votonin, ndërsa pala tjetër i frustronte duke thënë se votimi është një mbështetje ndaj qeverisë, kjo rregullohet me norma ligjore. Pamë një kryeministër agresiv dhe një opozitë agresive dhe në këto kushte nuk mund të flasim për fushatë të rregullt zgjedhore. Nuk pamë asnjë kandidat të dilte nëpër studio televizive të shpaloste plane dhe politika qevërisëse. Kjo nuk ndodhi dhe ishte e qëllimshme. Qytetarët duhet ti vëzhgojnë mirë të gjitha këto gjëra dhe të ushtrojnë një lloj presioni”, tha Meta duke folur për kushtet dhe strategjinë e cila u përdor në fushatën e kaluar zgjedhore.
“Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin një anormalitet dhe përgjegjësia ishte e partive politike, dhe ata duhet ti japin zgjidhje. Nëse ata nuk e zgjidhin këtë situatë, ka mekanizma të tjera që janë forumet, referendumet, por kjo nuk ndodh në Shqipëri sepse shqiptarët janë në plan të dytë. Që nga ’92 që kemi vëzhguar zgjedhje, partitë politike sa herë i referohen shoqërisë civile dhe kur kemi kërkuar të marrim pjesë në seancat dëgjimore, shpesh herë jemi vendosur edhe në presion, duke na thënë që mjafton që ju kemi thirrur”, përfundoi Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)