Një sasi rekord prej 617 kg kokainë është kapur brenda një kamioni në Brazil teksa autoritetet bëjnë me dije se janë arrestuar deri më tani drejtuesi i mjetit, bashkë me 4 persona të tjerë që dyshohen si shoqërues të lëndës narkotike.
Droga kishte destinacion kryesisht vendet europiane përfshirë edhe Shqipërinë, ndërkohë mbeten ende të paqarta rrethanat pse është përdorur logoja e klubit të futbollit të Elbasanit në pakot e lëndës narkotike.
Sipas një përllogaritje paraprake, vlera e kokainës në treg arrin në 60 milionë dollarë ndërsa operacioni është zhvilluar në Gefron të Brazilit.
Mësohet nga mediat braziliane se mes të arrestuarve është edhe një grua ndërsa dy të tjerë, po shoqëronin kamionin me kokainë.
I pyetur nga autoritetet braziliane, shoferi i kamionit ka treguar se për transportimin e sasisë së madhe të kokainës, ishte paguar me 10 mijë dollarë ndërsa ka nisur puna për hetime më të hollësishme në zbulimin e plotë të prejardhjes së lëndës narkotike, destinacionin e saj si dhe lidhur me përfshirjen e personave të tjerë në këtë trafik.
Ndërkohë përderisa në pakot e kokainës është zbuluar se mbanin logon e ekipit shqiptar, shtohen dyshimet se në këtë trafik që duhet thënë se ka të bëjë me sasinë ndër më të mëdhatë që është sekuestruar ndonjëherë, të ketë edhe shqiptarë të përfshirë.
Vlen të përmendet edhe fakti se, sasia e drogës është kapur në fillim të Shtatorit të këtij viti, ndërsa kjo u bë e njohur për Shqipërinë nisur nga indiciet se droga kishte destinacion tregun europian dhe pakot në të cilat ishte mbështjellë mbanin logon e ekipit shqiptar.
Operacioni është realizuar nga një veprim i përbashkët nga Grupi i Sigurisë Kufitare Speciale (Gefron) dhe Policia Federale (PF).
Droga ishte fshehur në trupin e një kamioni brenda një prone rurale, e cila është në Brasnorte rurale Katër persona u arrestuan. Ngarkesa është vlerësuar në 60 milion dollarë dhe ishte destinuar për Evropën.
Policët mbërritën tek autorët pas hetimeve nga Qendra e Inteligjencës Gefron dhe Policia Federale. Përveç kokainës, ata kapën edhe një kamion bagëtish, dhe dy automjete Fiat Uno që shërbenin si shoqëruese të lëndëve narkotike.
“Kjo është kapja më e madhe e vitit dhe është një veprim i rëndësishëm sepse një sasi e madhe narkotikësh nuk do të tregtohen më, dhe edhe një herë në mënyrë të integruar kemi arritur të parandalojmë që ky trafik të arrijë në qendrat kryesore”, tha koordinatori i grupit, Lejtënant. Kryeministri kolonel José Nildo de Oliveira, gjithashtu theksoi se kokaina e pastër ka vlerë më të madhe tregtare sesa llojet e tjera të narkotikëve.
Shoferi i kamionit tha që ai do të marrë 10,000 dollarë për transportin e drogës. Kujdestari që ishte gjithashtu në vend tha se do të merrte 2,000 dollarë për t’u kujdesur për fermën.
Droga dhe të dyshuarit iu referuan Stacionit të Policisë Federale të Kanceres. Të tre burrat dhe një grua do të mbahen përgjegjëse për trafik ndërkombëtar të drogës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)