Aktori i njohur Neritan Liçaj një nga të ashtuquajtuajtit, qëndrestarët e kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka deklaruar për Fax News se është kërcënuar me pushim nga puna si aktor.
Ai sqaron shkurtimisht se po përgatiten letrat për pushimin e tij nga puna dhe lidhur me informacionin se ku bazohet, Liçaj shprehet se e ka nga burime të ngushta brenda kryeministrisë.
Ndërkohë me sa duket, kjo vjen edhe për shkak të angazhimit të tij në qëndresën prej rreth 2 vitesh në mbrojjtje të Teatriot Kombëtar ku qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë këmbëngulur të ndërtohet një godinë e re. Liçaj është një nga kundërshtarët më të flaktë të mos lejimit të ndërtimit të Teatrit të ri në traullin e të vjetrit, kjo edhe për faktin se artistët pretendojnë se kjo bëhet në sajë të një afere të pastër korruptive ku kompania “Fusha SHPK” që ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj godine, ka për qëllim të ndërtojë në zonën përreth kulla shumëkatëshe.
(F.GJ/FAXWEB.AL)