Deputetit Kujtim Gjuzi i është publikuar një bisedë me një vajzë, të cilët i premton favore në këmbim të seksit.
Video është publikuar nga ana e faqjes në Facebook ‘’denonco”, ku mes të tjerave një adresë në emër të Gjuzit në Instagram, i premton një vajze se do ti jepte akreditim në Kuvend, në këmbim të një marrëdhënie seksuale.
Sipas Gjuzit në Kuvend të gjithë deputetët kryejnë marrëdhënie seksuale, madje në një moment ai flet se vajzës, e cila mbetet anonime, do ti mundësonte hyrjen dhe në presidencë.
Në një moment gjatë bisedës Gjuzi i propozon vajzës që të bëjnë treshe me presidentin Meta, për të cilin thotë se e ka mik, pavarësisht kundërshtive politike që kanë mes tyre.
Sigurisht në rast se biseda vërtetohet që të jetë e vërtetë, Gjuzi do të duhet të japë llogari dhe për përdorimin e emrit të presidentit, apo personazheve të tjera të njohur të skenës politke në vendin tonë.
Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë Gjuzi, i cili thotë se kushdo që sajon video false do të përballet me padi penale.
“Sqarim Publik. DEPUTETI Kujtim GJUZI S’BEN NGACMIME SEX NE MESANXHER A TELEFON, KUSH SAJON VIDIO FALS DO NDIQET ME PADI PENALE”, shkruan Gjuzi në rrjetet e tij sociale.
(E.K/Faxweb.al)