10:22 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkoi të merrte çantat me kokainë në Port, zbardhet dëshmia e Mylihakës: Ja çfarë më tha Gentian Malindi

11:43 | 02/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kontenjerët me kokainë/ Kush ishte spiuni në Pire që informoi dy grupet në Fier e Elbasan

Është zbardhur dëshmia e Altin Mylsihakës, punonjës në Port, i cili u arrestua pak ditë më parë në Portin e Durrësit, pasi shkoi duke marrë 137 kilogramë kokainë nga kontenieri që u ndalua në Durrës.

Muslihaka ka dëshmuar se personi që i kërkoi të merrte çantën në kontenier ishte Gentian Malindi. Myslihaka ka thënë se punonte për Malindin, ndërsa dy javë para se të arrestohet Malindi, e  kishte pushuar nga puna.

Myslihaka ka thënë gjithahstu se nuk e dinte që në kontenier kishte drogë, pasi Gentian Malindi i ka thënë se çanta është me hekura.

“Unë punoja në anijen e Malindit, nuk kam dijeni për kokainën që u gjet në kontenier” ka thënë Altin Myslihaka.

Deklarata e Policisë

Operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar “KUITO”

Operacioni nga Policia e Shtetit, Policia greke dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, i koordinuar nga DEA Amerikane.

Sekuestrohen 137 kg lëndë narkotike kokainë.

Dy persona në pranga dhe një është shpallur në kërkim.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara me partnerët, Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar për këtë qëllim.

Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Autoritetet Ligjzbatuese Greke në koordinim me Zyrën e DEA-s në Athinë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë finalizoi me sukses operacionin ndërkombëtar “KUITO”.

Policia Shqiptare organizoi  dorëzimin e kontrolluar pas miratimit dhe lejimit nga Autoritetet Greke, procedura të cilat filluan nga pala shqiptare që në muajin gusht 2019 dhe përfunduan sot më datë 27.09.2019.

Gjatë kësaj periudhe u realizuan disa takime operacionale nga Policia e Shtetit me Autoritetet Policore Greke dhe Zyrën e DEA-s.

Këto takime u realizuan në Tiranë dhe në Athinë për shkëmbimin e informacioneve dhe mbarëvajtjen e operacionit që do zhvillohej për goditjen e aktivitetit kriminal të personave që trafikonin lëndë narkotike të llojit kokainë nga Ekuadori në Greqi dhe më pas në Shqipëri, nëpërmjet rrugës detare.

Në realizimin e këtij operacioni, për dorëzimin e kontrolluar janë zbatuar të gjitha teknikat speciale të hetimit,  të miratuara me ligjin nr. 8920., datë 11.07.2002, për Ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar ndërkombëtar dhe dy protokolleve shtesë të saj.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, u aplikuan me profesionalizëm dhe sukses të plotë të gjitha format dhe metodat speciale te hetimit, të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Në përfundim të këtij operacioni, në funksion të dorëzimit të kontrolluar u sekuestrua 137 kg lëndë narkotike, kokainë dhe u arrestuan shtetasit:

A.B., 53 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M.

Gjatë hetimeve të deritanishme rezulton se këta shtetas ishin pritësit e kësaj lënde narkotike në Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Portin e Durrësit, duke shfrytëzuar faktin që kishin akses në hyrje dhe dalje në Port bënë të mundur nxjerrjen e një sasie të lëndës narkotike nga kontenieri ku ndodhej në sheshin e kontenierëve dhe dërgimin e saj në një zonë të sigurtë që ata mendonin, por që është sekuestruar nga Policia gjatë operacionit.

Të gjitha veprimet e kryera nga shtetasit e mësipërm ishin të mbikëqyrura nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët bënë të mundur sekuestrimin e të gjithë lëndës narkotike, arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për veprat penale “Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vazhdon punën intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni morën pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, ZQK Interpol Tirana, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë e Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durrës.

Finalizimi i këtij operacioni tregon edhe njëherë vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar, si dhe besimin gjithnjë në rritje të partnerëve për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit.

Ky operacion i dorëzimit të kontrolluar shënon një hap cilësor në luftën kundër Krimit të Organizuar.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për krijimin e një ambineti sa më të sigurt dhe fton cilindo që të denoncojë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

Etiketa: Altin Myslihakadeshmiagentian malindi
Pas

Pas arrestimit të Liridon Pulës, emërohet kreu i ri i Kadastrës në Durrës

Para

5 ditë mungesë tragetesh në linjën Vlorë-Brindisi, kompania rrezikon të penalizohet

Para
5 ditë mungesë tragetesh në linjën Vlorë-Brindisi, kompania rrezikon të penalizohet

5 ditë mungesë tragetesh në linjën Vlorë-Brindisi, kompania rrezikon të penalizohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Ura”/SPAK dhe Antimafia zbulojnë 29 të ndaluar, 12 në pranga, pjesa tjetër në kërkim

“Ura”, të arrestuarit në gjykatë/ Gjykata e Posaçme vendos masat e sigurisë për disa të arrestuar

Përplasi makinën e policisë dhe disa mjete të tjera, vihet në pranga i riu në Tiranë

Arrestimi i Xhevdet Plakut/ Operacioni në Durrës, policia: Ishte në kërkim, iu gjet një armë zjarri

LAJM I FUNDIT/ Aksion brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit, arrestohen disa të shumëkërkuar

Vrasja e Ilaria Sulës/ Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj, ai i mori jetën

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Orban akuzon Ukrainën për spiunazh në Hungari

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa këmbehen monedhat e tjera

Vendet e G7-s paralajmërojnë sanksione shtesë ndaj Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.