Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka njoftuar se qeveria do të japë ndihma për familjet e prekura nga tërmeti.
Rama tha se do të përjashtohen nga taksa e infrastrukturës të gjitha investimet që do të bëhen në banesat e dëmtuara nga tërmeti.
Po ashtu kryeministri tha se do të ketë një ekzaminim të plotë të ashensoreve për të parë gjendjen e tyre të sigurisë fizike.
“Kemi pasur komunikime të drejtpërdrejta me kryeministrin Italian, presidentin turk, kancelarin austriak, presidentin francez dhe të liderve të tjerë.
Falenderoj ambasadorët që kanë qenë në komunikime të vazhdueshme në vendin tonë, dhe kanë pasur një gadishmëri të posatshme të për dhënë ndihmën e tyre.
Kemi ndërtuar një punë me disa korsi, dhe sot do të përqendrohem te Buxheti dhe pushteti ekzekutiv dhe vendimmarrës, të një sërë masash që ka ardhur koha të merren. Buxheti parashikon përjashtimin nga taksa për të gjitha investimet që do të bëhen për të rikuperuar pasojat e tërmeteve”, u shpreh Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Akti normativ i buxhetit të këtij viti garanton fondin rezervë për situatën emergjente. Së dyti parashikon përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të të gjithë investimet mbi banesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit.
Nisur nga fakti se Prokurimi me vlerë të vogël janë procedura të thjeshtuara që bëhen brenda një afati të shkurtër, kemi vendosur që përjashtimisht, të lejohen autoritetet kontraktore, dhe vetëm duke referuar familjeve të prekura nga tërmeti, për të plotësuar nevojat e tyre për procedura prokurimi në vlerë të vogël, deri në 10 milionë lekë të vjetra, sepse ka shumë nevoja që kushtojnë pak në raport me volumin e përgjithshëm por kanë një imapkt të rëndësishëm për familjet.
Kemi vendosur të sigurojmë një ekzaminim të plotë edhe për ashensorët, për të cilët personat përgjegjës nuk disponojnë një dokumentacion të plotë. Objektivi është që të sigurohemi se ashensorët në përdorim plotësojnë kriteret dhe nuk janë të prekur pas tërmetit.
Një vendim me impakt pafatgjatë, që parashikon masa detyruese për ndërtuesit, investitorët, për të lidhur një kontratë sigurimi me afat 10-vjecar me blerësit e apartamenteve.
Kjo kontratë mbulon dëmet e të tretëve ku për shkajk tëterrenit apo defektit në ndërtim, ndërimi shembet apo paraqet rrezik shembje apo defekte të tjera serioze. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për kontrollin e sigurisë së ndërtimit përcakton se entet do të kryejnë oponencën teknike mbi cdo godinë publike dhe private me akses publik pavarësisht nga vlera e ndërtimit. Edhe për ato ndërtesa me mbi 50 vite të ndërtuara.
Goditja sizmike nuk ka dhënë impakt në godinat e reja. Kemi pasur dyshim se në gjithë këtë zhvillim të 30 vite për shkak edhe të shumë abuzimeve dhe shumë shkeljeve në lejet e ndërtimit të bëra do të kishim një vunerabilitet të konsiderueshëm në rast të një tërmeti.
Për fat të mirë godinat kanë kaluar një tekst me sukses, sepse të gjitha dëmet, qoftë të konsiderueshme, qoftë sipërfaqësore, janë regjistruar në godina të vjetra, apo në shtesa të godinave të vjetra, apo godina të viteve ’90.
Në periudhën e mëpastajme nuk janë shënuar dëme, qoftë edhe sipërfaqësore, Ku është një lajm i mirë në gjithë morinë e vështirësisë së madhe që kemi kaluar, dhe pasojave që duhet të përballojmë. Kemi vendosur të bëjmë përshpejtim të procedurave për leje ndërtimi për riparimin e ndërtesave që duhen bërë ndërhyrjet përkatëse pas tërmetit. Do ta marrin lejen pa paguar asnjë taksë dhe vetëm brenda 5 ditësh.
Gjithçka do të kryhet në mënyrë trasparente dhe ndihmat e partnereve do të bëhen pa qenë e nevojshme që të kemi nënkontraktorë. Duhet të garantojmë një rindërtim në kohë të banesave, deri atëherë familjet që janë në situatë pabanueshmërie, një pjesë e tyre në zona të thella, nuk kanë pranuar që të largohen nga oborri i shtëpisë, po iu shërbehet aty, edhe pse në kushte jo normale.
Leja e ndërtimit për godina kolektive do të lidhet me sigurimin. Nuk do të jepet më leje ndërtimi pa policën e sigurimit që duhet ta disponojnë që në fillim arkitektët dhe grupet e projektimit, që duhet ta depozitojë investitore apo kërkuesi i lejes në dosjes kur kërkon lejen, dhe detyrimin për kompanitë e sigurimit, që të garantojnë zbatimin e saktë dhe pa shkelje të lejes.
Është një element që më në fund gjen konsens, e kam propozuar shumë vite më parë, ka hasur gjithmonë rezistencë. Nuk mund të kontrollohen dot godinat e ndërtuara për qëllime fitimi, pra flasim për pallate dhe godina të karakter biznesi, apo hotele, të gjithë këto, thjesht dhe vetëm me inspektoriate, qoftë me polici, qoftë me inspektoriat të mbrojtjes së territorit, etj, por do të futet mekanizmi i vetëkontrollit përmes marrëdhënies me kompaninë e sigurimit.
Ajo do të marrë përsipër të garantojë blerësin dhe autoritetin që ka dhënë lejen, se godina përputhet me atë që është dhënë leja. Në të kundërt do të shkojnë përpara ligjit të dyja palët. Është refuzuar në vijimësi të merren masa ligjore dhe janë marrë rryshfete për ndërtues që kanë abuzuar haptazi dhe duhej të ishin subjekt penal. Me futjen e kompanisë së sigurimit nuk do të ketë më asnjë biznes mashtrues, ku qytetarët nuk hipotekojnë dot apartamentin se zotëria që ka marrë lekët i ka lënë një pronë me barrë se është në shkelje. Godina të tërë kolektive ku blerësit legjitimë nuk zotërojnë dot lejet e pronësisë, ka ende objekte të tilla. Nga ky moment besojmë se futja e këtij elementi do të garantojë siguri, dhe do të garantojë të gjithë blerësit e apartamenteve apo njësive tregtare
OSHEE dhe Ujësjellësi do të marrin vendime për të zeruar detyrimin e familjeve të dëmtuara që janë në kushte pabanueshmërie, që do të thotë se për të gjithë ato familje do të zerohen të gjitha borxhet dhe do të subvencionohet 100 përqind tarifa që paguhet edhe kur t’i nuk je në banesë. Ndërkohë që për familjet e tjera nisur nga shkalla e dëmtimit do të ketë masa të përshkallëzuara. Ky është një lehtësim dhe shprehje solidariteti me ato familje që u prekën seriozisht nga tërmeti dhe duhet të bëjnë durim deri kur mund të futen në shtëpinë e rindërtuar. Kemi kryer të gjithë inventarin. familjet në kushte të pabanueshme janë në kujdesin e autoriteteve
Një sqarim edhe njëherë për të gjithë ata që janë të shqetësuar nga plasaritjet, apo nga godinat e ndara, instituti i ndërtimit ka bërë një punë voluminoze, dhe është në vazhdim, iu kërkoj që të qetësohen pasi nuk ka asnjë rrezik. Plasaritjet e dukshme janë sipërfaqësore dhe nuk përbëjnë rrezik, po shohim shumë seriozisht 4 godina në zonën e kombinatit, që janë shumë të vjetra, dhe ku është shumë e rëndësishme që të ketë një ekzaminim të plotë.