Fama sjell me vete mjaft admirim, e kjo sigurisht është një anë mjaft e bukur e saj. Por shpeshherë, bashkë me komentet positive, Vip-ave u duhet të bejne llogarite edhe me reagime krejt ndryshe nga ato që do të prisnin, e kritikat as në rastin e tyre nuk mungojnë.
Olta Bola u perball së fundi me nje koment fyes në rrjetet sociale, dhe shkaku u bënë dhëmbët e hapur të këngëtares.
“Na e shpife me ato dhëmbët të ndarë. As vetes tënde nuk i bën yzmet”, shkruan ndjekësi. Olta nuk e zgjati shumë që t`ia kthente përgjigjen publikisht.
“A mjafton një mesazh i tillë për të të prishur ditën? Nëse e njeh veten mjaftueshëm, nëse e pranon veten siç je dhe mbi të gjitha ke mësuar ta duash veten bashkë me ato imperfeksionet që konsideron ‘Andi’, atëherë jo!
Unë Andi jam shumë e lumtur me veten time dhe madje nuk konsideroj asnjë gjë të shpifur tek dhëmbët e hapur, por më duket e shpifur goja e palarë që nxjerr helm sa herë ka mundësi! Fillo të kuptosh se çfarë është në të vërtetë yzmeti! Këtë të fundit ja bëj vetes si fillim në shpirt pastaj jarebi filloj të mendoj se si ‘t’ja bëj qejfin’ Andit. Unë jam më shumë se dëshira jote për të më projektuar ndryshe!”, tha këngëtarja.