Prej ditësh në media po qarkulloj lajmi se aktori i njohur Neritan Liçaj është lajmëruar se do të shkarkohet nga puna dhe se kjo është konfirmuar nga burime të tij brenda kryeministrisë.
Këtë lajm e konfirmoi për Fax News edhe vetë aktori ku theksoi se është i bindur se kjo bëhet nga Rama dhe Veliaj.
Në mbështetje të aktorit kanë dalë hapur edhe shumë kolegë të tij, aktorë, gazetarë dhe njërëz të shoqërisë civile.
Së fundmi në një shkrim në rrjetet sociale, aktorja e njohur Ema Andrea ndër të tjera se: “Ndaj,koleg,nuk jam e deshperuar per ty,por per veten! Anì,askujt ska me i ba keq ky deshperim,veç meje,si gjithmone..
Ps. Dikujt mund tja japin vendin e punes e famen e parate dhe mos behet kurre krijues e artist! Nje krijuesi mund tja heqesh te gjitha keto,por artist mbetet sepse ka lindur i tille! Pss. …me falni per shqetesimin!”
Postimi i plotë
I dashur koleg,Neritan Liçaj
Nuk e di a eshte apo do behet i vertete lajmi per largimin tend nga vendi i punes,dhe as dua te flas per talentin tend,pasi nuk me duhen dite si kjo e sotmja per me e njohe!
As nuk do flas per motivimin potencial te ketij akti,sepse mendja ime ka shkuar shume me heret ne kohe,..diku tek “çastet” e klounit…pak para se te largohet nga skena e te thote “ndjese per shqetesimin”..heret po bredh mendja..qe kur lindem…
Me shtyn me shkrujt nje mehje fryme qe mund te jete shenje deshperimi…
Jam,larg atij vendi, jam ne vendin qe ne e therrasim “ehh por bota ti njeh vlerat!” e prap nuk marr dot fryme(por kjo ka pak rendesi)
Nuk jam e merzitur per ty,koleg por per faktin se ky lajm eshte lehtesisht i besueshem e mundshem, po,ne kete vend ku:
Qe prej kohes se diktatures,drejtuesit e institucioneve te artit e kultures jane zgjedhje te pushtetit politik,
Ku,qe prej kohes se diktatures,vendi i punes fitohet si shperblim per sherbimin ne parti e ne pushtet e jo per merita,
Ku,qe prej asaj kohe,artistet lançohen e linçohen sipas interesit te vorbulles se pushtetit
Ku, qe prej asaj kohe,endrra e artistit eshte te zere nje vend pune ne nje nga institucionet e bulevardit ne Tirane,
Ku,artistet konsiderohen si punetore me ore pune (edhe keto te numeruara keq) e jo si krijues,
Ku,shpesh jane baraz me objektet qe blihen,nga ofertuesi me i ulet
Ku,pushteti hapesiren e artit e ka vizituar,dikur per censure e sot per qoke,duartrokitje e foto per elektorat,
Ku,hapesiren e artit e kultures e kane zene politika,telenovela e thashethemi
Ku,arti e ka humb misionin e vet
Ku,hapesiren e krijimtarise e ka zene mbijetesa,
Ku,vendet e punes mbahen me heshtje apo sherbime jo profesionale
Ku,mendimet autonome,bejne habi,e ngjyrosen me perkatesi
Ku,artisti dalngadale do diskutoje ekzistencen e vet,
Ku,te thyesh ligjin quhet trimeri e arroganca elokuence sexy
Ku, termat “i shitur” e ” i blere” dolen nga fjaloret e marksizmit e dhunshem i bene mburoja e heshta primitive
Ku,liria e pavaresia ndeshkohen me perjashtim,
E per gjithe kete e me teper akoma,ndjej deshperim, sepse do te doja ti jepja kuptim te kaluares sime,besimit tim, parimeve per te cilat rezistova jashte bulevardit sepse enderroj nje te ardhme me Sy, !
Ndaj,koleg,nuk jam e deshperuar per ty,por per veten! Anì,askujt ska me i ba keq ky deshperim,veç meje,si gjithmone..
Ps. Dikujt mund tja japin vendin e punes e famen e parate dhe mos behet kurre krijues e artist! Nje krijuesi mund tja heqesh te gjitha keto,por artist mbetet sepse ka lindur i tille!
Pss. …me falni per shqetesimin!