Gjykata e Tiranës ka pushuar çvështjen për vrasjen e Lirie Lamit, ndërsa ka dhënë dhe dënimin për të dyshuarit që akuzoheshin për moskallëzim krimi.
Gjykata ka pushuar çështjen për hoxhën Hysen Shehu, i cili kishte filmuar nusen e viktimës, teksa i kishte rrëfyer për vrasjen.
Ndërkohë policia ka dënuar me katër muaj burg që do të konvertohet në shërbim prove, bashkëshortin e viktimës, i cili gjithashtu akuzohet për moskallëzim krimi.
Ndërkohë është ende në gjykim nga Krimet e Rënda, nusja e viktimës, që dyshohet të ketë kryer dhe vrasjen Marjana Cmeta.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 në Kamëz dhe vdekja e 48-vjeçares Lami u raportua si vdekje natyrale. Por pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen, duke akuzuar nusen e djalit të viktimës se e ka helmuar me fotoksinë.