Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili u dënua me 5 vite burg por që iu konvertuan në 3,4 vite shërbime prove me akuzën “Shpërdorim detyre” e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit një ditë para përfundimit të afatit të ankimimit.
Në ankimimin e tij Saimir Tahiri ka kërkuar pafajësi për akuzën ‘shpërdorim detyre’, pas çlirimit nga 2 akuzat e tjera më të rënda “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafik ndërkombëtar droge”.
Interesante në këtë odise drejtësie për ish-ministrin Tahiri është fakti se gjykata e shkallës së Parë të Krimeve të Rënda nuk e ka zbardhur ende vendimin e dhënë në datë 19 shtator.
Gjithashtu burime bëhet me dije se një ditë më parë dhe Jaeld Çela, ish-drejtori i policisë së Vlorës ka ankimuar vendimin e dhënë për të nga gjykata e Krimeve të Rënda në një ditë me ish-ministrin Tahiri.