00:05 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pasi e vranë atentatorëve nuk po u ndizej makina”, të afërm të Besmir Hidës akuza policisë: U vonua, krimi ishte i paralajmëruar

15:40 | 03/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pasi e vranë atentatorëve nuk po u ndizej makina”, të afërm të Besmir Hidës akuza policisë: U vonua, krimi ishte i paralajmëruar

Familjarët e Besmir Hidës, i cili u ekzekutua të martën ndërsa pinte kafe në Lushnje, akuzojnë Policinë e Shtetit se nuk ka bërë asgjë për të ndaluar një vrasje të paralajmëruar.

Kunati i viktimës, Fatos Latifi, i cili dy vite më parë humbi dhe të birin, Zamir Latifin thotë se kanë raportuar vazhdimisht në polici lëvizjet e dyshimta të atyre që i akuzojnë si atentatorë.

“Policia këtu është zero. I kemi raportuar për vendndodhjen e tyre, tani personat që ne dyshojmë, ata janë grup i madh, shteti e di shumë mirë. Ne i kemi dhënë një video shtetit, që kur është bërë organizimi, ku është bërë organizimi. Kur u vranë çunat, deri tani nuk është bërë asnjë llojarrestimi“, shprehet Fatos Latifi, kunati i viktimës.

Dy vrasjet e Latifitit dhe Hidës dyshohen si të lidhura me larjet e hesapeve mes dy grupeve rivale të Aldo Bares dhe Laert Haxhiut, gjë që familjaret e hedhin poshtë. Latifi tregon se përse po e akuzojnë sot policinë.

“Makina e policisë nuk ka qenë më tepër se 20 metra larg nga vendi ku u bë masakra. Po e njëjta gjë ndodhi edhe aty si para dy vitesh. E bënë vrasjen, vajtën për në makinë , 5 minuta nuk u ndizej makina atentatorëve dhe për pesë minuta mund të vish nga rrogozhina aty, jo nga ku ishte policia deri aty”, tregon Fatos Latifi.

Dy viktimat që u ekzekutuan me diferencë kohore prej 2 vitesh ishin dajë e nip. Zamir Latifi njihej në Lushnje si mik i ngushtë i Aldo Bares, por  i ati thotë se familja e tij nuk ka lidhje me larje hesapesh./Top Channel

Etiketa: besmir hidafatos latifi
Pas

Projektligji për pronat, Komisioni i Venecias rrëzon qeverinë

Para

Barcelona do të dënohet nga UEFA, banderola që i acaroi të gjithë

Para
Barcelona do të dënohet nga UEFA, banderola që i acaroi të gjithë

Barcelona do të dënohet nga UEFA, banderola që i acaroi të gjithë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.