16:25 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gazetarja u dënua për abort, historia e saj po vë në lëvizje të gjithë botën

14:27 | 04/10/2019
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetarja u dënua për abort, historia e saj po vë në lëvizje të gjithë botën

E ndaluar përpara një klinike mjekësore në Rabat më 31 gusht të vitit të kaluar me akuzën për “abort dhe paligjshmëri”, gazetarja e njohur marokene Hajar Raissouni është njohur dje me masën e dënimit.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tre vjet nga qershori i 2016-ës, pas presionit të mbretit Mohamed VI dhe pas një “mea culpa” të Ministrisë së Shëndetësisë, në dhomën e deputetëve u prezantua projektligji për legalizimin e pjesshëm të abortit.

Tre vjet premtime të pambajtura, të cilat në prillin e vitit të kaluar çuan në krijimin e Lëvizjes Alternative Marokene për liritë individuale, çka bëri që zëri i grave dhe pjesëmarrësve në këtë protestë të dëgjohej në mënyrë simbolike në të gjithë botën. Ende asgjë! Dhe mbërrijmë në 31 gushtin e vitit të kaluar kur gazetarja marokene Hajar Raissouni, 28 vjeçe u arrestua jashtë një klinike mjekësore në Rabat me akuzën e abortit në mënyrë të paligjshme, pra marrëdhëniet seksuale të ndaluara jashtëmartesore.

Dënimi u shpall dje dhe për fat të keq, është gjithçka që nuk kemi dashur ta dëgjojmë kurrë: Hajari u dënua me një vit burg (të njëjtën dënim mori dhe partneri isaj, ndërsa dy vjet burg u dhanë për gjinekologun që e ndihmoi të abortonte gazetaren).

Teksa BBC rindërton gjithë historinë e Hajar Raissouni, e cila punon për gazetën në gjuhën arabe Akhbar Al-Yaoum, faktet e paraqitura në gjykatë nuk janë një version mbështetës për gjinekologun apo klinikën, ndonëse ekzaminimet mjekësore e kanë mbështetur abortin si procedurë. Prokurori që dha dënimin, nga ana e tij, vërteton aktgjykimin duke theksuar se si klinika në fjalë kishte qenë prej kohësh nën mbikëqyrjen e policisë për lëvizje të dyshimta dhe me akuzat se kishte kryer aborte të paligjshme.

Historia e arrestimit të Hajarit ka kapërcyer kufijtë kombëtarë dhe ka çuar në mobilizimin e shoqatave për të drejtat e njeriut, nxitjen e protestave nga OJQ-të, lëvizjet në mbrojtje të lirive individuale dhe grupeve feministe, etj.

Në Marok, kodi penal lejon që shtatzënia të ndërpritet vetëm kur jeta e grua është në rrezik. Deri tani, 14,503 persona janë akuzuar për mashtrim gjatë vitit 2018-të, tre mijë e 48 persona për shkelje të kurorës, 170 për homoseksualitet dhe 73 për abort klandestin.

Sipas shoqatave feministe, rreth 600 deri në 800 aborte të paligjshme kryhen çdo ditë në vend. Dhe dënimi i gazetares marokene është një tjetër shuplakë fytyrës, pra një tjetër ditë e zezë për lirinë në Marok. #FreeRaissouni është hashtagu dhe beteja që sapo ka nisur e që nuk ka kufij gjeografikë dhe që duket po ngjall reagime të forta në të gjithë botën.

Pas

Ylli televiziv “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme e shtrirë në krevat

Para

Rëshqiti për disa metra në pistë, dalin pamjet e frikshme të rrëzimit të kryesuesit të MotoGp

Para
Rëshqiti për disa metra në pistë, dalin pamjet e frikshme të rrëzimit të kryesuesit të MotoGp

Rëshqiti për disa metra në pistë, dalin pamjet e frikshme të rrëzimit të kryesuesit të MotoGp

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.