17:07 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëmbimi i 13-vjeçares në Tiranë, reagon Policia (Detajet)

18:11 | 04/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëmbimi i 13-vjeçares në Tiranë, reagon Policia (Detajet)

Policia e kryeqyteti e ka konfirmuar lajmin e raportuar pak më parë  nga Faxweb.al mbi rrëmbimin me forcë të një 13-vjeçareje në rrugën “Ndrej Mjeda” pranë ish-Parkut të Autobuzave.

“Në rrugën “Ndre Mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare me inicialet S.B dhe është larguar. Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit”, njofton Policia..

Ndërkohë, më herët një mesazh ka mbërritur në redaksinë e Faxweb.al me anë të të cilit denoncohet se është rrëmbyer një vajzë 13-vjeçare.

Sipas denoncuesit, e mitura, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është rrëmbyer rreth një orë më parë në rrugën “Ndre Mjeda” tek ish-Parku i Autobuzave.

“Ju njoftoj që këtu tek ish-Parku i Autobuzave në Tiranë, rruga “Ndre Mjeda” kanë rrëmbyer një fëmijë, vajzë e moshës 13-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë”, shkruhet në mesazhin e qytetarit që na ka shkruajtur. Ndërkohë për këtë ngjarje nuk ka një njoftim nga ana e Policisë apo prindërve të saj.

Nga burimet mësohet se 13-vjeçarja emri i të cilës ende nuk është bërë i ditur, ka qenë duke u kthyer nga shkolla bashkë me motrën e saj ndërsa dëshmitarët kanë thënë se sapo kishte zbritur nga furgoni që i transportonte.

Motra e cila ndodhej me vajzën e rrëmbyer, ka ngritur alarmin duke lajmëruar gjyshen e saj ndërsa ka treguar se minorenja është tërhequr me forcë dhe pa dëshirën e saj në një makinë ngjyrë e kuqe, tip “Fiat”.

Mësohet po ashtu se ka enë edhe vetë gjyshja e tyre që e ka parë gjithë skenën, e cila ndodhej në katin e katërt duke pritur mbesat të dilnin nga fugoni i shkollës për në shtëpi.

Policia e Kryeqyteti ka ngirtur postoblloqe të shumta si dhe është lidhur me komisariatet e qyteteve përreth për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij rrëmbi tronditës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: rrembehet e miturarrembehet nje 13-vjecaretirane
Pas

Aksidenti në Shkodër, Policia: U plagosën 2 persona, njëri në gjendje të rëndë (Video+detajet)

Para

Zgjedhje të parakohëshme/ Surprizon Pandeli Majko: Ja kur mund të bëhen

Para
Zgjedhjet në Kosovë, Majko: Rezultati ka nxjerrë fitimtarë të humbur dhe të humbur fitues

Zgjedhje të parakohëshme/ Surprizon Pandeli Majko: Ja kur mund të bëhen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lejuan një kamion me drogë të kalonte kufirin te ‘Hani i Hotit’, në pranga 3 policë dhe 1 doganier (EMRAT)

Eduard Zaloshnja: Alimehmeti dhe Tabaku dominuan si në elektoratin e djathtë, ashtu edhe brenda anëtarësisë së PD-së

Atentatet ndaj Keir Starmer, autoritetet akuzojnë një tjetër person për zjarrvënie

Venezuela akuza Ekuadorit e Kolumbisë: Dërguan mafien shqiptare për të na sabotuar

Mbretëria e Bashkuar pezulloi negociatat, reagon Izraeli: Bisedimet nuk po përparonin nga qeveria britanike

Qeveria ligj të ri për koncesionet, jo më bonus për ofertat e pakërkuara! Oferta dhe çmimet do publikohen me detyrim, krijohet njësia e zbatimit të kontratës

Itali/ Porositi drekë me peshk në restorant, shqiptarit i ‘servirin’ prangat në pjatancë! Arrestohet në sy të së dashurës që e strehonte, i dënuar me 6 vite burg për narkotrafik

Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilarias përkujtojnë të bijën, ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi i pajetë! I ati: Gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë

Lufta në Ukrainë/ Kryediplomati gjerman, Wadephul me tone të ashpra: BE-në s’do ta pengojë asgjë t’i vendosë sanksione të mëtejshme Rusisë

Çudira alla shqiptare, KQZ numëron më shumë vota sesa ka marrë nga diaspora!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.