Ditën e sotme po zhvillohet seanca për të akuzuarit e operacionit ‘Vol-vo 4’, ndërkohë që në sallën e gjyqit ka pasur tensione.
Faxweb.al mëson se i akuzuari Astrit Avdylaj debaton ashpër me gjyqtarin Bib Ndreca.
Avdylaj: Po na mbani në burg padrejtësisht, nuk kemi asnjë lidhje me njëri- tjetrin. Nuk ka asnjë provë që na lidh ne me trafikun e drogës, çfarë është kjo ‘Alo Niçe’, përfshini politikanë kot! Hapi portën Dako dhe ne shitëm drogë?! Çlidhje kemi ne me Kuksianët.
Avdylaj-Gjyqtarit: Nëse më gjeni qoftë dhe një prove jam gati të firmos 50 vite burg, mund të kem bërë shumë gjëra por me skafin dhe drogën skam asnjë lidhje, jemi të pafajshëm po na mbani kot në burg, kemi gra dhe fëmijë ne shpi, akuzat e prokurorise jane qesharake.
Anila Shuti-gjyqtarit: Kam mbjell grurë dhe misër, jo hashash, si mund të më akuzoni për përfshirje në grup kriminal
Prokuroria kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit me 3 muaj me argumentin se nuk ka perfunduar përkthimi i letërporosive të mberritura nga Italia, si dhe nuk ka perfunduar analizimi i tabulateve telefonike.
Avokatet e të akuzuarve kërkuan rrëzimin e kerkesesa se prokurorise pasi sipas tyre kjo kërkesë është përsëritur, avokatët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë për të arrestuarit.
Astrit Avdyli është cilësuar nga ana e policisë si koka e grupit të Avdylajve, të cilët akuzohen për disa vepra penale.
Kujotjmë se emri i Astrit Avdylaj doli edhe në përgjimet e gazetaës gjermane Bild, për blerje votash dhe tregohej sesi Avdylal kontrollonte të gjitha drejtoritë e Bashkisë së Durrësit dhe Shijakut, madje vendoste edhe lidhur me personat e punësuar.
Në përgjime dëgjohet sesi Avdylaj pyet Dakon për takimin që ka pasur një ditë më parë me Ramën, ndërkohë që i drejtohen njëri tjetrin me fjalët vëlla.
(M.Q/Faxweb.al)