Britania mund të goditet nga dimri më i ftohtë, që nga viti 1963. Pritet që temperaturat të fillojnë të bien gjatë javës së ardhëshme.
Parashikuesit e motit paralajmërojnë se klima e egër do të jetë më e keqja që shumë mund të mbajnë mend britanikët.
Pritet që bora të nisë këtë muaj, duke i përgatitur britanikët për një nëntor dhe dhjetor shumë sfidues.
Së pari, mbetjet e Uraganit Lorenzo do të godasin bregdetin perëndimor këtë fundjavë dhe më pas do të pasojnë ditët e shiut.