Aktori Olsi Bylyku, ka publikuar në Instagramin e tij, një foto ku duket i veshur si balerina Alba Hoxha, e cila së fundmi prezanton edhe motin.
Që nga fustani e deri tek grimi, Olsi duket fiks si Alba në secilin imitim. Olsi bashkëngjitur fotos, shkruan “Ore ka lot po them”.
Dhe reagimi i saj nuk ka munguar po ashtu. “Avash se u këpute”,-ka shkruar Alba, e cila duket se është mësuar tashmë me këtë situatë dhe nuk i bën aspak përshtypje.