Nga të dhënat paraprake mësohet se një banesë në Prrenjas është përfshirë nga flakët në fshatin Kotodesh. Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në banesën e Berie Golemit dhe shkak dyshohet shpërthimi i një bombule gazi.
Shërbimet e zjarrfikëses të Prrenjasit kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur vendosjen nën kontroll të situatës.
Ndërkohë në ndihmë të saj mësohet se është nisur edhe zjarrfiksëja e Librazhdit. Të njëjtat burime thonë për Faxweb.al se banesa është shkrumbuar ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Pronarja e saj, Berie Golemi 48-vjeçe jetonte e vetme në këtë banesë, ndërkohë nga hetimet pritet të hidhet më tepër dritë mbi ngjarjen.
(F.GJ/FAXWEB.AL)