Gazetari Enver Robelli e ka konsideruar rezultatin e zgjedhjeve të parkohshme në Kosovë si një humbje për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Robelli ka përmendur një sërë ngjarjesh sa historike edhe aktuale lidhur me qëndrimet e ramës duke filluar nga fjalimi i tij në Kovendin e Kosovës ku shmangu përmendjen e emrit të Ibrahim Rugovës, akuzat për protestën e studentëve dhjetorin e kaluar të cilat sipas gazetari I ka quajtur “konspiracion kosovarësh”.
Gazetari me origjinë nga Kosova shprehet me anë të një shënimi në rrjetet sociale, se Rama kundërshtarët e ndryshimit të kufijve i quajti “gomarë” ndërsa njerëzit që njeh dhe ndan kohë nëpër kafene me ta, i merr me vete duke i keqpërdorur e përdorur.
Reagimi i plotë:
Sonte në Kosovë ka humbur edhe Edi Rama. Ai që në Nish u entuziazmua me idenë e Aleksandër Vuçiqit për ndarjen e Kosovës. Ai që erdhi në Kuvendin e Kosovës dhe foli e foli e nuk e përmendi emrin e Ibrahim Rugovës, prijetarit të pavarësisë së Kosovës. Dhe çka ndodhi? Gjysma e Kuvendit ia bojkotoi fjalimin. Ai që kundërshtarët e copëtimit të Kosovës i quajti «gomarë». Ai që protestat studentore nga Shkodra në Sarandë kundër oligarkisë së tij i quajti konspiracion kosovarësh. Ai që Kosovën e njeh nga njerëzit që i takon në kafehane dhe që i merr me vete për t’i përdorur e keqpërdorur. Ai që e humbi një shans të madh të jetë ai Edi Rama i fillimviteve 90-të.
(F.GJ/FAXWEB.AL)