19:42 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Diplomimi i magjistratëve, ambasadorët Moses-One e Soreca: Mos harroni, mbani sytë hapur

11:39 | 07/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Diplomimi i magjistratëve, ambasadorët Moses-One e Soreca: Mos harroni, mbani sytë hapur

Gjatë aktivitetit që u zhvillua sot te godina e ‘Polit të Drejtësisë’ për diplomimin e magjistratëve që përfunduan studimet në programin e formimit fillestar gjatë periudhës 2016-2019, ishin të pranishëm edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca si dhe ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt

Diplomatët e huaj bënë apel ndaj të gjithë magjistratëve të diplomuar, gjyqtarë dhe prokurorë që të mbajnë sytë hapur kundër pabarazisë dhe korrupsionit për t’i luftuar.

Moses-Ones në Tiranë tha gjatë fjalës saj se Amerika nuk do ndërpresë mbështetjen për Shqipërinë për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

“Është një nder për mua të jem në këtë ceremoni të diplomimit të magjistrateve të rinj. Ti keni sytë të mbyllur para korrupsionit dhe përpara padrejtësive”.

Ndërsa ambasadori Soreca vlerësoi gjatë fjalës së tij aspiratat e të rinjve që pritet të bëhen pjesë e sistemit të ri të drejtësisë duke thënë se, titulli i magjistratit mbart në vete shumë përgjegjësi.

“Ju përfaqësoni të ardhmen e drejtësisë shqiptare. Duhet të bëni vendin tuaj krenar nëpërmjet vendimeve që merrni. Gjithashtu urime edhe familjarëve tuaj. Mos e harroni titullin e magjistratit, mbart në vetvete shumë përgjegjësi. Urime dhe suksese!”, tha Soreca.

Në këtë ngjarje foli edhe ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt: “Është kthyer në traditë që tashmë çdo tetor festojmë diplomimin e magjistratëve. Jam i lumtur që jam bërë tradicionalisht pjesë e kësaj ceremonie. Ne vlerësojmë misionin e kësaj shkolle e sidomos profesorëve të trajnuar e kualifikuar. Së shpejti do formohen institucione të tjera të drejtësisë si, SPAK. Ju inkurajoj të jeni të pergjegjshem e të vërtetë si prokurorë e gjyqtarë të ardhshëm. Më lejoni të shpreh konsideratat e mija për drejtuesit dhe stafin e Shkollës së Magjistratures. Urime dhe suksese”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Bernd Borchardtdiplomimi I magjistratëvediplomimin e magjistratëveLeyla Moses-Onesluigi soreca
Pas

Tërmeti i fuqishëm shkund Italinë, evakuuohen shkollat dhe verifikohen hekurudhat

Para

Rama nuk i ndahet prokurorit të Durrësit, flet si gjykatës: Do të marrë ndëshkimin e merituar!

Para
“Ne jemi ku e ku më lart se vendet e BE-së”, Rama për kushtet e reja: Çfarë do me thënë kjo?!

Rama nuk i ndahet prokurorit të Durrësit, flet si gjykatës: Do të marrë ndëshkimin e merituar!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

Kapet me 8 kg heroinë dhe 250 mijë paund: Gjykata britanike lejon qëndrimin e trafikantit shqiptar

Qeveria e Kosovës planifikon ndërtimin e dy urave të reja pranë urës kryesore në Mitrovicë

Akuzohen si agjentë të Izraelit, Irani arreston 24 persona dhe kërcënon Hormuzin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.