Kthehet për mangësi padia e Lulzim Alushajt nga Gjykata e Apelit Administrativ, padi kjo e bërë vetëm disa ditë më parë.
Kjo e fundit i ka dhënë edhe 10 ditë kohë për përpilimin e padisë së re, gjë që nënkupton shtyrjen më tej të garës për Prokuror të Përgjithshëm.
Nuk mund të vijoj gara dhe procedura pa u qartësuar pozicioni i tij nga gjykata.
Ai paditi vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara. Në garë për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj.
Gara është e pezulluar deri sa të shprehet me vendim apeli administrativ për përjashtimin e Alushit, që u skualifikua me argumentin se nuk plotësonte kushtin e të qenit 15 vjet jurist.