04:35 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koalicioni me Albin Kurtin, Isa Mustafa tregon kushtin për t’u ulur në bisedime

13:11 | 08/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koalicioni me Albin Kurtin, Isa Mustafa tregon kushtin për t’u ulur në bisedime

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit është fituesja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë. LDK-ja e Isa Mustafës, doli e dyta në këto zgjedhje, edhe pse rezultatet ende nuk janë zyrtare. Këto dy parti nuk arritën të bëjnë një marrëveshje parazgjedhore, mirëpo kanë deklaruar se pas rezultatit të zgjedhjeve, mund të formojnë një koalicion për të bashkëqeverisur. Tani, Kurti po thotë se do ta ftojë partinë e Mustafës për të biseduar, e ky i fundit  thotë se do ta presë numërimin e të gjitha votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje, pavarësisht  se kreu i VV-së, Albin Kurti që në natën e shpalljes së rezultateve deklaroi se do të flasë me krerët e LDK-së për ta formuar Qeverinë e re.

Por, duket se edhe sikur t’i vijë një ftesë për bashkëpunim, LDK-ja nuk do ta pranojë deri sa të numërohen të gjitha votat, duke përfshirë ato me kusht dhe të diasporës.

Këtë e ka bërë të ditur në një përgjigje për Gazetën Express, lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

“Do të bisedojmë pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave. Sepse, vetëm kur të përfundojë numërimi, dihet qartë se kush është i pari, respektivisht mandatari”, tha Mustafa.

Ndërkohë bashkëpunimi i dy partive deri më tani opozitare, LDK-së dhe VV-së, ka filluar qysh para dy vitesh kur koalicioni PANA kishte formuar qeverinë.

Si opozitë, këto dy parti patën tentuar të krijojnë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj, por që kjo nuk ndodhi, pasi Haradinaj dha vetë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Para zgjedhjeve të  tetorit, këto dy parti patën disa përpjekje për të formuar një koalicion parazgjedhor, por këmbëngulja e të dyja partive për të marrë bartësin e listës çoi deri në dështimin e një marrëveshjeje parazgjedhore.

Megjithëse nuk krijuan koalicionin parazgjedhor, të dy partitë u zotuan se pas rezultateve të 6 tetorit do të bisedojnë për të krijuar koalicionin paszgjedhor dhe për të formuar qeverinë.

Në një intervistë ne emisionin Pressing në T7, kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së. Vjosa Osmani, pati thënë se partisë që do të dalë e para në zgjedhje do t’i takojë posti i kryeministrit.

“Shumë e thjeshtë, kush i fiton zgjedhjet e fiton pozitën e kryeministrit dhe ne do t’i fitojmë zgjedhjet kështu që natyrisht që edhe ne do ta udhëheqim qeverinë”, kishte deklaruar Vjosa Osmani.

Osmani po ashtu kishte thënë se pas zgjedhjeve mundësia më e madhe për koalicion është me VV-në e Kurtit, ndërkaq ka theksuar herë pas here se me PDK-në e Kadri Veselit nuk do të ketë asnjë diskutim për koalicion.

VV-ja doli partia e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të organizuara pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

LDK-ja doli partia e dytë, duke lënë pas vetës PDK-në e Kadri Veselit i cili pas shpalljes së rezultateve doli në një konferencë për media ku edhe e pranoi humbjen. AAK-ja e Haradinajt në koalicion me PSD’në e Shpend Ahmetit u renditën në vendin e katërt në këto zgjedhje./Gazeta Express

Etiketa: albin kurtiIsa Mustafakoalicioni kurti mustafakoalicioni pasgjedhor
Pas

Publikohen fotot nga dasma e Justin Bieber: Fustani i nuses na la pa fjalë

Para

Reja vendos në momentin e fundit, Hysajn e zëvendëson me mbrojtësin-golashënues

Para
Reja vendos në momentin e fundit, Hysajn e zëvendëson me mbrojtësin-golashënues

Reja vendos në momentin e fundit, Hysajn e zëvendëson me mbrojtësin-golashënues

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.