Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen nga detyra drejtoresha e Kadastrës së Vlorës, Elona Hodaj ndërsa ishte ëmëruar në këtë detyrë rreth tre javë më parë, ndërsa kjo ka të bëjë me çështjen e bujshme të pronave në Jalë.
Në një dalje për mediat, pronarët e vërtetë të pronës kanë denoncuar me emra “uzurpuesin” siç ata e quajnë Alban Xhillarin, i cili sipas Kristo Gjokës, pronarit të ligjshëm të 6 hektarëve tokë, ka firmosur një dokument nga Edi Rama për të cilin pretendon se është fals.
Ndërkohë ai nuk lë pa përmendur edhe shpërdorimin e detyrës nga zv/shefi i kadastrës, Taulant Canameti, për të cilin thotë se ka përfituar nga mungesa e drejtoreshës, Hodaj për të firmosur, ndërsa thekson se kjo është edhe arsyeja e tërheqjes saj.
Më tej, pala paditëse thotë se Canameti është emëruar në këtë detyrë vetëm që të bëhet uzurpimi i kësaj prone mjaft të lakmuar, ndërkohë shton ai, ka ardhur nga Tiranë me urdhër për ta marrë dhe shoqërohet nga 8 badigardë. Gjoka pretendon se policia dhe persona civil i kërcënojnë çdo ditë që të heqin dorë nga mbajtja e pronësisë së tokës së tyre.
Pronarët e ligjshëm paralajmërojnë që me ngritjen e SPAK do të merret vesh se zyrtarë të niveleve shumë të larta kanë marrë pjesë dhe janë përfshirë në këtë skandal.
“Janë tre drejtorë 3 nën drejtorë dhe 23 juristë dhe kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë askund. Kjo ndodh vetëm për një njeri, që quhet Alban Xhillari. Ne sot bashkë me zotin Kristo Gjoka, pronar i ligjishëm i pronës në fjalë të zabtuar nga Alban Xhillari, me gjithë të tjerët që ne i kemi denoncuar këtu, janë denoncuar në të gjitha institucionet, por për çudi të gjitha dosjet janë mbyllur.
Ne sot iu drejtuam organit të akuzës, Prokurorisë së Përgjithshme, institucioneve të tjera të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve. Çështja e pronave në Shqipëri është një çështje që zoti Kristo është kërcënuar, është shantazhuar nga organet e Policisë, nga njerëz të panjohur.
Kemi vetëm një qëllim, zbardhjen e të vërtetës. Po shantazhohemi, juristët e hipotekës për një vendim të paligjshëm të drejtorit të ASHK-së, Artan Lames. Çudia vazhdon, Alban Xhillari ka guxuar me dokumenta fallso dhe është firmosur nga kryeministri i Shqipërisë një dokument fals.
Përplasja mendoj unë që ka çuar edhe në tërheqjen e drejtoreshës sot, ka ndodhur për shkak se zv/drejtori që na ka ardhur tani, Taulant Canameti i cili vjen me 8 badigardë në Vlorë dhe për këtë punë ka ardhur kastile nga Tirana, një nëpunës shteti me rrogë 400 mijë lekë të vjetra vjen me 8 badigardë. Ka gjetur rastin para dy ditësh kur drejtoresha ishte në Tiranë dhe ka marrë një vendim të jashtëligjshëm. Jemi drejtuar me një kallëzim penal ndaj Taulantit për “shpërdorim detyre”.
Kush është Alban Xhillari dhe kush fshihet pas tij? Presim SPAK që të zbardhet, dhe më besoni që persona me kompetenca shumë të larta shtetërore kanë firmosur në këtë çështje. Ne jemi në zbatim të zonës private me firmë të falsifikuar të kryeministrit, me datë 16 12 2017 . Nuk kemi të bëjmë me një individ të zakonshëm”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/454383618508575/
(F.GJ/FAXWEB.AL)