Kodi i ri Penal cakton se do të dënohen me tre vite burg qytetarët që protestojnë dhe bllokojnë rrugët. Për të folur për kodin e ri Penal, i ftuar në studio është gazetari Aulon Bej Kalaja
Kalaja është shprehur se Rama njeh vetëm fjalën burg. Gazetari thotë se 3 vite burg është vendim jo-proporcional. Gjithashtu, Kalaja ka thënë se Rama dënon me burg shqiptarët për energjinë, por Veliaj po abuzon duke lënë Tiranën pa ujë.
Më tej, gazetari shprehet se gjykata ka dhënë vendime “copy-paste”, dhe gjithashtu Kalaja zotëron disa dokumenta që janë dhënë masa arresti për 28 qytetar që kanë marrë pjesë në protestat e opozitës, ku 8 prej tyre nuk jetojnë në Shqipëri ose nuk janë nga Tirana.
Gazetari është ndaluar edhe tek familja Xhangolli në Korçë me djalin e sëmurë, e ndjekur nga FaxNews pak ditë më parë.
Babai i Erjon Xhangollit, i sëmurë prej 9 vitesh dhe që po lufton me vdekjen ndërkohë që ai ështrë trajtuar edhe në një spital grek, në të cilin ai thotë se i kanë dhënë shpresë por që nuk ka para për të përballuar shpenzimet.
Gazetari shprehet se qeveria e solli në Tiranë për 1 orë, sa për shoë dhe e kthyen Erjonin në Korçë, në një ambulancë pa asnjë infermierë.
“Qeveria po heq të drejtën e fjalës së lirë. Duhet ti kujtoj kryeministrit në detyrë se protesta janë e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Protesta bëhen kudo, në çdo vend të botës. Nuk futemi në Europë pa protesta.
Kjo e drejtë bie në kundërshtim me këtë vendim që ai ka marrë. Të dënosh një qytetar shqiptar se proteston në rrugë, me 3 vite burg kemi t bëjmë me një vendim jo-proporcional.
Në parlament kemi dëgjuar shumë kryeministrin që thotë “5 vjet burg për atë vjedh energji, 5 vjet burg për ujin”, por janë vetë këta që abuzojnë. Në fjalorin e Ramës jeton vetëm fjala “burg”. Ndërkohë, Veliaj abuzon duke lënë Tiranën pa ujë.
Gazetari shprehet se Gjykata ka dhënë vendime “copy-paste” dhe se prokuroria nuk ka bërë verifikime për personat që dhënë masa arrest me burg.
“Sot ka hyrë në fuqi ky ligj. Gjykata ka dhënë vendime “copy-paste”. Në dokumentat që unë kam, janë masa arresti për disa qytetar që kanë qënë pjesë të protestave të opozitës. Janë duke tek 28 qytetar. Por e çuditshme është se një nga këta emra, personi jeton prej 10 vitesh në Greqi dhë nuk ardhur në Shqipëri, por këtu rezulton të jetë në protestë. Por nuk është bërë asnjë verifikim.
Mua përshumbull më kanë persekutuar. Më kanë hequr familjen nga puna.”
I pyetur nëse do ndalohen protestat pas këtij ligji, Kalaja thotë se “jo, pas këtij ligji, do të nisin protesta të tjera edhe më të mëdha. As banorët e Astir, dhe askush tjetër nuk do të stepen.”
Më tej gazetari ka folur edhe për Erjon Xhangollit, i sëmurë prej 9 vitesh dhe që po lufton me vdekjen. Kalaja shprehet qeveria i kërkoi numrin e familjes së Erjonit dhe se e morën djalin e sollën në Tiranë vetëm për një orë dhe e nisën më pas për Korçë.
“Kryeministri u zotua se do të merrej vetë me këtë rast, edhe ministrja e shëndetësisë. Por për 8 vite aty e kanë patur atë djalin por asgjë nuk kanë bërë. Më kërkuan numrin e tij, ja dhash. Unë besova se për këtë njeri do të bëjnë diçka sepse nuk bëhej fjalë për një sho, por për një të sëmurë. Por çfarë ndodhi? E kanë marrë djalin së bashku me një television të caktuar kombëtar, i kishin çuar edhe krevatin ortopedikë, e kanë çuar edhe madje nga Korça në spitalin Ushtarak në Tiranë. Menduam se do shërohej aty por vetëm një orë e kanë mbajtur tek Ushtaraku. E kanë çuar drejt Korçës me një ambulancë pa infermierë.”
(K.H/Faxweb.al)