Vijon të jetë e hapur përplasja mes Blendi Klosit dhe Erion Veliajt, që duket se nisi për lejet mjedisore që janë në kompetencën e ministrisë, dhe ka nxjerrë në pak diferenca të thella mes dy socialistëve të vjetër. Klosi ka prezantuar sot një nismë të re, që kërkon heqjen e plotë të lejes mjedisore të tipit C.
Megjithatë sipas Klosit ndotësit e vërtetë të mjedisit nuk kanë bizneset e vogla, që janë poshtë pallateve, dhe ministria që ai drejton do të fokusohet te lufta me ndotësit e vërtetë të mjedisit. Sipas tij tani e tutje shkeljet mjedisore do të trajtohen nga ana e ministrisë së rendit, dhe në asnjë pikë nuk ka parë të vlefshme ndërhyrjen e bashkive vendore.
“Do të shpallim një platformë të plotë të institucioneve që merren me mjedisin. Një nga problematikat më të mëdha kanë qënë ato të biznesit të vogël. Me një vendimmarrje të 2014-2015, kur ligjvënësi ka qënë i detyruar dhe ka menduar se ishte e nevojshme që të ishte i pajisur me një leje. Është kthyer në një barrë të plotë të biznesit tonë.
Leja është shëndërrruar në një leje kufizuese. Ka ardhur pika e vlimit dhe ne duhet të ndryshojmë. Nuk është leja mjedisore ajo që lejon një furrë bukë apo një klub. Këto biznese ndikojnë në mjedis por në lagje dhe një pallat. Ka nivel të ulët shkarkimesh në ajër, ujë dhe tokë.
Gjenerojnë mbetje të riciklueshme. Duam të heqim kategroinë e lejeve C. Është fakt duhet ta pranojmë unë i pari kokëulur, inspektorët merren me një lavazh, dhe harrojnë ndotësit e vërtetë. E kemi shpallur nismën tonë. Shkeljet mjedisore do t’i kalojnë ministrisë së rendit”, tha Klosi.
Discussion about this post