Nëse të gjithë do të kishin perioda, ndoshta do të ndiheshim më rehat. Por ato janë diçka që burrat s’do t’i provojnë kurrë prandaj të flasësh për pecetat higjenike, simptomat, tamponat është ende tabu. Dhe në shumë reklama për pecetat higjenike, gjaku bëhet ende blu.
Por një fushatë reklamimi e një marke prodhimi pecetash higjenike ka bërë një hap para në këtë drejtim, duke e konceptuar ciklin menstrual si diçka që u përket të gjithëve dhe e ka realizuar përmes një video-je që tregon se si do të ishte nëse dhe burrave do t’u vinin periodat.
Reklama e transmetuar në disa shtetet të SHBA-ve është gjithëpërfshirëse. Qëllimi i saj nuk është të përfshijë vetëm transeskualët , por ta kthejë këtë në një temë që i prek të gjithë. Përfaqësuesi i markës e ka të qartë që kjo temë nuk do t’u pëlqejë të gjithëve, por është koha për të ndryshuar dhe ecur para.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=80&v=-QEDZkj_Riw