Një 48 vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit. Pas kontrollit në makinën e tij i është gjetur 46 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Në pranga ka rënë shtetasi K. V., 48 vjeç, banues në Fushë – Krujë, i cili po transportonte drogë drejt Durrësit.
Njoftimi zyrtar:
Policia e Qarkut Durrës godet një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Finalizohet operacioni i koduar “Rrethi”.
Sekuestrohen rreth 46 kg lëndë narkotike.
Vihet në pranga transportuesi i lëndës narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas nga Fushë – Kruja po transportonte një sasi lënde narkotike drejt Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Rrethi”.
Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 13, në Plazh, Durrës është vënë në pranga shtetasi K. V., 48 vjeç, banues në Fushë – Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi i mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(K.H/Faxweb.al)