11:49 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ “Në pranverë hapim kufirin”, si e përjashtoi Rama Kosovën nga “mini Shengeni Ballkanik”, deklaratat që u harruan

14:01 | 10/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edi is the guy”/ Vuçiç tallet me Ramën gjatë shëtitjes në Novi Sad (Video)

Që prej mbrëmjes së të Mërkurës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndodhet në një takim të tripalësh në Serbi.

Takimi është thirrur nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndërsa të pranishëm janë, kryetarja e qeverisë serbe, Ana Brnabiç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në qendër të këtij takimi është krijimi i një Shengeni Ballkanik mes këtyre 3 vendeve, ide që sipas medieve serbe është hedhur nga Presidenti serb, Vuçiç, në një takim me Ramën e Zaev gjatë punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.

Por kjo nuk është hera e parë që hidhet kjo ide, pasi kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, tha se brenda pranverës do të hynte në fuqi ‘Shengeni’ me Kosovën, e më pas me të gjitha vendet e interesuara në rajon.

Këtë gjë ai do ta përsëriste më datë 10 janar, në një takim me trupen diplomatike të akredituar në Tiranë.

“Në pranverë do të hapim kufirin me Kosovën. Kemi marrë të gjithë regjimin Shengen, e kemi përkthyer nga fillimi në fund, i jemi nënshtruar një procesi teknik shumë të detajuar mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Kosovës, për të garantuar të gjithë parametrat e sigurisë dhe lirinë e lëvizjes, pa cënuar asnjë standard të garancive që japim si një vend që përfiton nga regjimi i liberalizmit të vizave. Të njëjtën gjë Shqipëria do të bëjë me Maqedoninë dhe Malin e Zi, dhe do të dëshironte një kufi fluid edhe për të gjithë zonën europiane të Ballkanit Perëndimor, sipas modelit Shengen”.

Por ndërkohë që idea e një shengeni Ballkanik ishte e kryeministrit Rama, mediet serbe e trumbetojnë si ide të Presidentit Vuçiç.

Nga ana tjetër ndërsa Rama Shengenin Ballkanik do ta niste me Kosovën, kjo e fundit nuk është e pranishme në këtë takim 3 palësh, dhe duket si e përjashtuar jo vetëm nga Vuçiç, por edhe nga vetë ai. Rama dështoi me Shengenin Ballkanik që niste me Kosovën, pasi ende Kufiri mes dy vendeve tona vijon dhe po tenton që këtë ta bëjë me Serbinë dhe Maqedoninë.

Pyetjet që ngrihen në këtë rast janë:

E kujt ishte ideja e Shengenit Ballkanik, që u prezantua së pari nga Rama, e tashmë si duket është përvetësuar nga Vuçiç? Përse kryeministri Edi Rama, idenë e këtij Shengeni e nis pa Kosovën, pasi Serbia nuk është as fqinj kufitar? Pse dështoi Shengeni që niste nga Kosova? Pse kryeministri shqiptar nuk kërkon pjesëmarrjen e Kosovës në këtë tryezë? Nëse një Shengen 3 palësh do të arrihet, me çfarë kufijsh do të paraqitet Serbia? Me apo pa Kosovën, të cilën nuk e njohin si shtet të pavarur?

Faxnews

Pas

Vetëvendosje në koalicion me LDK-në, flet Albin Kurti: Reduktojmë ministritë, nuk do të rendim pas deputetëve serb

Para

Meta inicion nismën ‘U’ jam Arbëresh’: Të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore arbëreshe

Para
Meta inicion nismën ‘U’ jam Arbëresh’: Të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore arbëreshe

Meta inicion nismën ‘U’ jam Arbëresh’: Të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore arbëreshe

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.