10:29 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Prokurori Ndoja pjesë e bandave kriminale”, Paloka vë para përgjegjësisë Ramën dhe Braçen

20:48 | 10/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Prokurori Ndoja pjesë e bandave kriminale”, Paloka vë para përgjegjësisë Ramën dhe Braçen

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë një interviste për Fax News duke folur për çeljen e negociatave, deklaroi se shqiptarët po bëjnë regres me qeverinë e Edi Ramës.

Paloka deklaroi se nuk mund të hapen negociatat, pa zgjedhje te lira, ndërkohë që Rama përdor justifikime duke mos pranuar përgjegjësinë.

Po ashtu Paloka foli edhe për përplasjen e kryeministrit edi Rama dhe zëvëndës kryeministrit Erion Braçe me prokurorin Arjan Ndoja, ku sipas ish-deputetit ky sulm është jashtë çdo logjike.

Paloka shtoi se nëse kryeministri e di se prokurori është pjesë e bandave kriminale, pse nuk e tregon se pjesë e cilës bandë është dhe pse nuk e arreston edhe bandën edhe prokurorin.

“Ju kujtoj se të paktën tre herë deri më sot ka festuar ka hapur shampnajë, për çeljen e negociatave. Dje nxori fytyrën e vërtëtë ashtu siç është dhe siç pritej. Ka qendruar në pushtet 20 vjet, dhe ka 6 vjet në qeveri, nuk e kemi dëgjuar kurrë të mbajë përgjegjësi për çdo lloj skandali. Nuk thotë asnjëherë që përgjegjësi jam unë.

Dje përcaktoi edhe armikun e brendshëm edhe armikun e jashtëm që ishin opozita dhe media dhe dje zbuloi edhe armikun e jashtëm. Dje vuri Gjermaninë si armik të jashtëm.

Një nga justifikimet e tij është se BE nuk do të zgjerohet më, por pse Maqedonisë së Veriut janë gati ti hapen negociatat. Pse Gjermania i vendosi kushte vetëm Shqipërisë. Bundestagu Shqipërisë i vuri 9 kushte dhe Maqedonisë së Veriut pa asnjë kusht. Nuk ka naiv sot që gënjehet nga loja e Ramës.

Saimir Tahiri është theksuar nga shumë parnterë dhe është kërkuar arrestimi i tij. Një deputet në Bundestag tha nuk mund tu hedhim hi syve me këtë dënim. Saimir Tahiri del i lirë dhe sot janë arrestuar dy a tre nga banorët që protestojnë për shtëpinë e tyre. Nuk mund ti hapen negociatet një vendi, që dalin dhe sulmojnë egërsisht prokurorë dhe gjyqtarë, duke i akuzuar për lidhje me krimin. Pse sepse kanë vënë në bankën e drejtësisë një drejtor kadastre.

Në rastin kur këtyre ju kapen të korruptuarit, këto dalin në kundërshtim me gjykatës e prokurorë, jashtë çdo logjike. Pse nuk e thotë kryeministri me cilën bandë është prokurori Ndoja? Pse nuk e arreston edhe bandën edhe prokurorin. Si pretendon të hapen negociatat?! Kur janë vënë kushte të qarta. Ku ti jo vetëm nuk zbaton kushtet por bën të kundërtën. Duket që me qeverinë Rama shqiptarët po bëjnë regres.”- u shpreh Paloka.

Etiketa: arjan ndojaEdi Paloka
Pas

Mali i Zi i vendos notë proteste qeverisë shqiptare

Para

“Kjo është e padiskutueshme”, Paloka paralajmëron ashpër Ramën: Ose të pranojë grushtin e shtetit, ose…

Para
“Kjo është e padiskutueshme”, Paloka paralajmëron ashpër Ramën: Ose të pranojë grushtin e shtetit, ose…

"Kjo është e padiskutueshme", Paloka paralajmëron ashpër Ramën: Ose të pranojë grushtin e shtetit, ose...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri

Vrasja e 29-vjeçarit në Durrës! Policia: 5 shtetas të përfshirë në ekzekutimin e të riut, identifikohen shtetasit që kanë siguruar kushtet për…

Mbërrin në Sarandë anija luksoze “SeaBourn Encore” me 570 turistë në bord

Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion me interes publik, zhvillojmë një strukturë të re financiare për shtetin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbulohet një ambient i përshtatur për Call Center në Tiranë/ Vihen në pranga dy administratorët

Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

‘Çmenden’ çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve për falimentimin e qëllimshëm të 7 fasonerive, italiani tenton arratisjen për të shmangur tatimet

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.