Edi Paloka tha gjatë një interviste për Fax News me gazetaren, Jonada Zelka tha se ka vetëm një opozitë në vend, dhe se ajo që ndodhet në parlament është krijesë e Edi Ramës.
Paloka është shprehur se nuk do të ketë hapje të negociatave pas disa ditësh, ndërsa eklaratat e Ramës sipas tij janë të pavërteta për qëndrimin e vendeve anëtare, ndërsa theksoi se një nga kushtet është Reforma Zgjedhore, e cila për t’u implementuar kërkon zgjedhje.
Zyrtari i PD-së tha gjithashtu se nuk do të ketë Reformë Zgjedhore pa opozitën, ndërsa shtoi se çdo përpjekeje e ndryshme me këtë është e palejueshme ku nuk përjshtoi mundësinë se pas gjithë kësaj, Rama mund të vetëshpallet mbret.
“Në Parlament është Rama me të vetët dhe këta të tjerët janë surrogatët e tij siç i pamë edhe dje. Opozita ndodhet jashtë Parlamentit dhe nuk do të ketë Reformë Zgjedhore pa këtë opozitë. Pjesmarrja jonë pa plotësimin e 5 pikave në Komisionin e Reformës Zgjedhore, që kemi deklaruar është e pamundur. Pika e parë është e padiskutueshme. Reforma Zgjedhore e ka thënë edhe Bundestagu, nuk mund të bëhet pa opozitën. Kjo është absolutisht e pamundur. Pjesmarrja jonë në këtë Komision në këto kushte është bërë e qartë. Pika e parë që Rama mund të bëjë pa opozitën është e pamundur të diskutohet. Ai e ka deklaruar dhe thotë se mund ta bëjë. Mund të bëjë çdo gjë.Në dore e ka. Ai mund të bëjë gjithçka, të mbledh ato që janë në Parlament dhe të thotë se Edi Rama është mbret. Dhe kthehemi në diktaturë ku nuk ka parti të tjera përveç Rilindjes.
Në dorë e ka, mund ta bëjë këtë, por pastaj jemi në kushte të tjera. Mund ta bëjë për presion, jo ndaj nesh se ai e ka provuar se nuk i ecën, por mbase për ndërkombëtarët, pavarësisht se edhe me ata i ka dalë boja. Këtu do të ishim në kushtet e një grushti shteti pastaj, nuk ka më çfarë diskutohet. E thashë se po të përpiqet të bëjë këtë ndryshim, (se unë e thashë në mënyrë të trashë), por po bëri ndryshimet në Kodin Zgjedhor siç do ai, aty do të dali që të krijojë një Kod Zgjedhor që t’i japi fitoren vetëm Ramës. Atëherë jemi në kushte lufte, në kushte grushti shteti. Dhe do ketë përballë një opozitë, që unë mendoj se është në kushte lufte. Ose do të pranojë një situatë të tillë, pra një grusht shteti, që është sundimi i përjetshëm i Ramës, ose duhet të përballet ashtu siç duhet.
Përgjigja është e qartë se do të jetë “Jo”, përveç Holandës që ka thënë një “Jo” të prerë, por edhe Gjermania për të cilën Rama thotë se i ka thënë “Po” me kushte, në fakt i ka thënë “Jo” me kushte. Nuk janë 2 kushte por 9 dhe shtuar kësaj edhe implementimi i Reformës Zgjedhore jo miratimi i saj, dhe implementimi bëhet vetëm me zgjedhje.
Ne kemi kohë që jemi gati për zgjedhjet, jemi në një proces si PD dhe si opozitë. Jemi në një proces të verifikimit dhe anëtarësimeve të reja. Nesër po të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, opozita merr një fitore absolute.
Ndryshimi i vetëm mes nesh dhe Kosovës është se ata nuk kanë Edi Ramën, ne e kemi pavarësisht se edhe atje ka korrupsion e probleme të tjera, por nuk vendos krimi për zgjedhjet. Ka një faktor plus Kosova, aty janë ende partnerët dhe institucionet ndërkombëtare që ushtrojnë një kontroll më të madh. Kosova bën zgjedhje, Rama shkon në Serbi”, tha Paloka për Fax News.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/386479335568228/
(F.GJ/FAXWEB.AL)