Kanë mjaftuar vetem pak minuta reshje të furishme, për të arritur në mjaft problemtika në përmbytjen e banesave, tokave bujqësore dhe shkaktimin e pengesave në qarkullim të automjeteve në Rrethin eKurbinit.
Me dhjetra ha tokë dhe disa banesa janë të rrethuara nga uji. Gjithashtu është bllokuar nënkalimi i supërstradës në Fushë-Mamurras. Mjetet kanë devijuar rrugën, ndërsa mësohet se është bllokuar segmenti nga superstrada deri në qytetin e Laçit, pasi uji ka dalë nga kanali duke u shpërndarë në rrugë.
Në aksin e rrugës Mamurras – Laç kalohet me vështiresi pranë fshatit Gjorëm, pasi dalja e ujrave nga kanalet duke vershuar në rrugë pengon qarkullimin. Pikërisht në këtë fshat, disa ha tokë e përmbytur dhe banesa të rrethuara nga uji.
(F.GJ/FAXWEB.AL)