15:34 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

25 orë te Krimet e Rënda, Izet Haxhia pëson aksident, avokati plas ‘bombën’: U tentua eleminimi i tij, po dëshmonte për 150 vrasjet e Tropojës!

11:06 | 11/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
25 orë te Krimet e Rënda, Izet Haxhia pëson aksident, avokati plas ‘bombën’: U tentua eleminimi i tij, po dëshmonte për 150 vrasjet e Tropojës!

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri pretendon se ndaj klientit të tij është tentuar eleminimi fizik.

Sipas Beqirit në datën 9 Tetor është tentuar që Haxhia të eleminohet fizikisht, dhe është dërguar drejt spitalit me frkatura në kokë dhe të vjella. Avokati pretendon se është inskenuar një aksident, gjatë kohës kur Haxhia po transportohej nga prokuroria drejt burgut të sigurisë së lartë ku ai mbahet.

Beqiri shprehet se Haxhia ka ndërprerë deklarimet në drejtim të Sali Berishës, pasi jeta e tij dhe veçanërisht e familjarëve ndodhet në rrezik.

“Në inboxin e të afërmve të tij ka sms kërcënuese, bota e krimit është ngritur në këmbë, një njeri i tillë që po dëshmon krime nga më të rëndat nuk mund të lihet në një nivel të tij sigurie”, është shprehur Beqiri. “Nuk ka seriozitet në luftën kundër krimit në Shqipëri, 4 ditë ka dhënë dëshmi konkrete, ka folur për urdhërat, dhe për përgjegjësit, po krijohet dosja me krimet që janë kryer. Bota e krimit po e sheh se ju ka shkuar thika në palcë”, tha Beqiri për Fax News. 

Avokati u shpreh se Haxhia ka folur për rreth 150 vrasje të bujshme që kanë ndodhur në Tropojë në vitet 1990-1999.

Deklarata e plotë e avokatit Beqiri:

Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qendrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimit dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur.

Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në Spital… Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij.

Strukturat e shtetit, institucionet përkatëse ligjzbatuese, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhime, kanosje serioze për vrasje etj, nuk i marrin në mbrojtje, për t’u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestueshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha në vitet 1991-1999, duke i sjell vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike.

Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: izet haxhia idajet beqiriizet haxhia sali berishatentohet eleminimi fizik i izet haxhise
Pas

Plas sërish në Kavajë, merr sëpatën dhe tenton të vrasë një person

Para

“Dy gjëra e detyruan shfaqjen”, ish-deputeti socialist për ‘Minishengen’: Rama sfidoi BE-në

Para
“Shengen për Ballkanin, derisa Evropa të na pranojë”, Rama bashkon duart me Vuçiç e Zaev: Nuk jemi vende të kategorisë së dytë

"Dy gjëra e detyruan shfaqjen", ish-deputeti socialist për 'Minishengen': Rama sfidoi BE-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

FOTO/ Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

U konflikuan në spitalin e Fierit, policia arreston dy të rinjtë

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës

Mediat italiane pasqyrojnë zjarret në jug të Shqipërisë: Situatë kritike në Borsh, evakuohen turistë dhe banorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.