06:20 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Opinioni final i Venecias, presidenca konferencë të jashtëzakonshme

14:09 | 11/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta letër Presidentit të Komisionit të Venecias: Më shqetëson integriteti i tij

Pak orë pasi ka dalë opinion përfundimtar i Komisionit të Venecias, në presidencë do të ketë një deklaratë për mediat.

“Ne Institucionin e Presidences ne oren 17:00 Konference per Shtyp”, njofton zyra e shtypit.

Nuk bëhet e ditur nëse do të jetë vetë presidenti Meta ai që do të ketë një komunikim me gazetarët, apo për opinionin e venecias do të komentojnë këshilltarët e tij.

Faxweb.al ka zbardhur sot opinionin final të Komisionit të Venecias, për shkarkimin ose jo të presidentit Meta, pas vendimit të tij për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Venecia shprehet se dekreti i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve është tejkalim i kompetencave të tij, por nuk përbën shkelje që mund të pasojë me shkarkimin e kreut të shtetit.

Megjithatë Komisioni shprehet se i takon Kuvendit dhe më pas Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur përfundimisht lidhur me këtë çështje.

“Edhe pse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat duke shtyrë zgjedhjet vendore, nisja e procedurave të shkarkimit mund të mos jetë e justifikuar.

Ekspertët e Komisionit të Venecias dalin në përfundimin se, pavarësisht se Presidenti mund të ketë vepruar në tejkalim të fuqive të veta Kushtetuese, ka indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre të atillë sa të justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit.

Në opinionin e miratuar sot, që është kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias vëren se Presidenti i Shqipërisë nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rast të një gjendjeje të jashtëzakonshme, si luftë apo katastrofë natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një ligj të posaçëm për të shtyrë zgjedhjet.

Si kundërpërgjigje ndaj krizës politike në vend dhe bojkotit nga disa parti politike kryesore, Presidenti në fillim i anuloi zgjedhjet e më pas i shtyu ato. Pavarësisht se Parlamenti vendos se Presidenti tejkaloi kompetencat e tij, Komisioni i Venecias ka dyshime nëse këto ishin të atilla sa të konsideroheshin “shkelje të rënda”.

Ekspertët nënvijëzojnë thirrjen e Presidentit për dialog dhe pritshmërinë se shtyrja e zgjedhjeve do të kishte kontribuar në arritjen e një kompromisi mes partive. Ata theksojnë mungesën e ankimimit të dekreteve të Presidentit në Gjykatë.

Për më tepër, zgjedhjet vendore nuk kanë të njëjtin status kushtetutshmërie si zgjedhjet parlamentare. Ekspertët thonë që, pavarësisht se Parlamenti do të vendose se shkeljet ishin të rënda, kjo nuk do të duhet të sillte domosdoshmërish nisjen e procedurave të shkarkimit, duke marrë në konsideratë objektiva të tjerë kushtetues, si ruajtja e balancave dhe stabiliteti i vendit.

Nëse Parlamenti vendos pro shkarkimit do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese që të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit përbëjnë shkelje aq “të rënda” sa për të justifikuar shkarkimin e tij”

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: komisioni i veneciasmeta venecia
Pas

Deri në orët e vona, me kë vajzë ndodhej Flori Mumajesi mbrëmë në studio

Para

Dalin pamjet e pa publikuara: Shikoni ku e ka hedhur shqiponjën Edi Rama (FOTO)

Para
Basha i përgjigjet Ramës: Kur zgjedh simbol hashashin, Shqiponja të duket vulgaritet!

Dalin pamjet e pa publikuara: Shikoni ku e ka hedhur shqiponjën Edi Rama (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.