19:26 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Opinioni i “Venecias”, bën hapa pas Rama/ Meta jo shkelje të Kushtetutës, veprimet jo te bazuara në ligj

17:33 | 11/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Fajin e ka monopoli’, Rama dhe Balluku prezantojnë projektin e aeroportit: Kemi marrë masa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i cili deklaroi se lolot e Rilindjes kanë manipuluar dokumentin e publikuar të raportit të Komisionit të Venecias për shkeljen e kompetencave të presidentit.

Rama në një postim në Facebook, të shoqëruar dhe me një foto shkruan për tre përfundimet thelbësore të Komsionit të Venecias ku sipas tij konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershori.”

Në asnje fjali të qendrimit të tij Rama nuk permendi shkeljen e kushetetutës. Ai i konsideroi dekretet e Presidentit si jo të mbeshtetura ne ligj. Kryeministri theksin e vuri te ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qeeshorit ku mori thuajse të gjitha bashkitë në vend.

“TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit”.

Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor.

Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetutë e në ligj”, janë tre përfundimet sipas kreut të ekzekutivit.

Në një deklaratë për mediat pak minuta më parë, Tedi Blushi u shpreh se “Dokumenti që Tao Tao, lolot dhe mediat rilindase kanë publikuar dhe shpërndarë me email, sms apo me titra  përhapin lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias, “Presidenti nuk mundet të anulojë zgjedhjet pa një konsensus politik.”

Ndërkohë qe Deklarata Zyrtare sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të Komisionit të Venecias thuhet si më poshtë: “Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet”.– u shpreh Blushi.

Më tej në deklaratën e tij Blushi theksoi se sipas dokumentit zyrtar të raportit të Komisionit të Venecias, versioni final i të cilit do të publikohet në ditët në vijim vëtetohet se “Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”

 

Etiketa: edi ramakomisioni i veneciastedi blushi
Pas

PPE mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut: Vendet kanë bërë përparime

Para

Sherri brenda PS-së, shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak

Para
Sherri brenda PS-së, shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak

Sherri brenda PS-së, shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak

Discussion about this post

 



Të Fundit

DEFENDER 25/ Forca Detare e Shqipërisë krah Skuadronit të Marinës së SHBA-së, Ambasada Amerikane në Tiranë: Stërvitje thelbësore për sfidat e vërteta të sigurisë

Trump për luftën Ukrainë-Rusi: Janë si dy fëmijë që luftojnë në një park

Kancelari gjerman nga Shtëpia e Bardhë: Trump është personi kyç për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë! Ja se si mund ta bëjë

Lufta në Ukrainë/ Trump: Përgjigja e Putinit ndaj sulmit në aeroportet ruse nuk do të jetë e mirë, ka urrejtje mes palëve

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

U kap me 46 kg kanabis në valixhe, 21-vjeçarja britanike rrezikon 25 vitë në burg

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, Hasani: Shqipëria, në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.