19:10 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prej 8 vitesh nuk i kanë dhënë pensionin, “Mjeshtri i Madh” Jorgo Papingji qan në studio: Më ka ngelur peng…

19:38 | 11/10/2019
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prej 8 vitesh nuk i kanë dhënë pensionin, “Mjeshtri i Madh” Jorgo Papingji qan në studio: Më ka ngelur peng…

Prej tetë vitesh “Mjeshtër i Madh”, autori i qindra teksteve muzikore dhe jo vetëm, Jorgo Papingji ende nuk e ka marrë pensionin që i takon.

I ftuar në një intervistë tek “Vizioni i Pasdites”, Papingji e renditi këtë moment të jetës së tij si një peng dhe se ende askush nuk i ka shpjeguar se ku shkon pensioni i veçantë që i takon atij prej 8 vitesh që nga marrja e titullit.

Mes emocionesh dhe përulësisë të një artisti të madh ai u shpreh :

“Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin formal se i kam marrë të gjitha, çmime, vlerësime, letra , fleta nderi, fleta lavdërimi. Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dal ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë. Unë nuk e di dhe nuk besoj që jepet pas vdekjes. Në një moshë që jam unë do ta kisha marrë atë pensionin. Nuk e di arsyen, cila është mënyra e vlerësimit, kush e pengon këtë gjë ! Dua të them që më jepet apo nuk më jepet pensioni i veçantë unë pensionin e marrë në çdo takim me njerëzit, në cdo tavolinë që rri me njerëzit , në cdo rrugë që kaloj, me mijëra përshëndetje nga njerëzit e thjeshtë dhe të natyrshëm edhe nganjëherë ku bie rasti ju them që nuk e kam marrë pensionin, më thonë: “ Ti se ke marrë pensionin! Si ka mundësi..”- përfundoi Papingji.

Duket e pabesueshme që një artist, një mjeshtër i muzikës si Jorgo Papingji të jetë lënë në harresë në shkresat e institucioneve, megjithatë ai nuk ka hezituar ti drejtojë një lutje gjithë atyre që mund të jenë në dijeni të kësaj procedure.

“I lutem atij që e ka në dorë këtë punë, të më thotë çfarë duhet të bëj unë tjetër akoma, për të arritur të marr pensionin”, është shprehur mes emocioneve Mjeshtri i Madh i muzikës.

Etiketa: jorgo papingji
Pas

Në mbështetje të shokëve/ Hysaj fotografohet në Stamboll, nuk e ndal as dëmtimi (FOTO)

Para

Plas sherri brenda bashkisë së Durrësit/ Sako përplaset me kryetarin e Këshillit për fondet, i mbyll fjalën kryebashkiakes

Para
Plas sherri brenda bashkisë së Durrësit/ Sako përplaset me kryetarin e Këshillit për fondet, i mbyll fjalën kryebashkiakes

Plas sherri brenda bashkisë së Durrësit/ Sako përplaset me kryetarin e Këshillit për fondet, i mbyll fjalën kryebashkiakes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i Afrikës së Jugut mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Trump

Moskonstituimi i Kuvendit, Osmani nga Zvicra: Barrën e vonesave e paguajnë qytetarët

Operacion i madh i antimafia dhe SPAK, nga “Gjyshja” te “Bisha”, mbi 40 të arrestuar, por kokat në kërkim

Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza

Rrëshqitje dheu në Indonezi, 9 të vdekur dhe 11 të zhdukur

Goditje e madhe kundër trafikut ndërkombëtar/52 të ndaluar dhe miliona euro të sekuestruara

Vjosa Osmani në Zvicër, mesazh për diasporën shqiptare

Kaos në Bilbao para finales së Europa League: Fansat anglezë shkatërrojnë qytetin…

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me Izraelin

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund të ketë paqe të drejtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.