Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 1-0 me Turqinë në përballjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020 pas një loje emocionuese që u zhvlerësua nga një gabim në fundin e sfidës.
Ishte një ndeshje që po shkonte drejt barazimit pa gola, por në fund kuqezinjtë ndëshkohen nga Tosun, i cili i jep tri pikët ekipit të tij.
Turqia shënoi gol pas një gafe të portierit Strakosha. Ai ka dalë nga porta por aty ishte Cenk Tosun i cili me një goditje me kokë e gjuajti topin drejt rrjetës me portën e boshatisur.