11:17 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja në Kavajë dhe dyshimet për trafikun e kokainës, del në skenë vëllai i Elvis Rroshit

08:16 | 12/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nënë e 3 fëmijëve dhe me burrin në burg, kush është Marsida Qatja, ‘sebep’ i sherrit me 1 të vdekur dhe 1 të plagosur në Kavajë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që tronditi jo vetëm Kavajën, por mbarë opinionin publik, ku shefi i sigurisë në Burgun e Durrësit, Bledar Toçi qëlloi për vdekje 41-vjeçarin, Dritan Haxholli, në apartamentin e nënës së tre fëmijëve, Marsida Qatja, e cila u cilësua si “molla e sherrit”.

30-vjeçarja kishte kërkuar ndihmën e policit, pasi ndihej e kërcënuar nga Haxholli dhe kur ky i fundit erdhi në apartamentin e saj, ndodhi krimi i rëndë.

Sipas raportimeve të policisë, në momentin e ngjarjes në banesën e Qatjas kanë qenë edhe dy djem të tjerë, Xhuljo Biturku dhe Ermir Çela. Ky i fundit është shoqëruar në polici, pasi do të pyetet se ku e gjeti “pluhurin e bardhë” që u gjet në apartamentin e 30-vjeçares.

Së fundmi, një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku ka ngritur akuza të forta mbi shtetasin e ndaluar nga policia, Ermir Çela.

Sipas qytetarit, Çela është punonjës i OSHEE-së në Kavajë, dhe punon si elektricist prej disa pak vitesh.

Denoncuesi shprehet më tej se ai është punësuar nga Sajmir Rroshi, vëllai i ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, në kohën kur ky i fundit ishte në krye të pushtetit lokal.

Qytetari thekson se ai është punësuar në këtë pozicion për shkak se terrorizonte qytetarët e Kavajës dhe fshatrat me grupet e tjera, për të marrë votat.

Po ashtu, denoncuesi akuzon edhe një tjetër person lidhur me këto punësime. Sipas qytetarit, bëhet fjalë për shtetasin A.Çela, Administratori i OSHEE në Kavajë, i cili emëron në poste e detyra të tjera presona të paaftë dhe ata që e meritojnë iu kërkon 2-3 mijë euro.

Mesazhi i plotë:

‘’Pershendetje JOQ ,Ne ngjarjen e Kavajes u arrestuan edhe persona te tjere qe ishin te pranishem te ajo shtepi kur ndodhi vrasja , nje person me emrin Ermir Cela eshte arrestuar nga policia per droge dhe kaq , po duhet ta dijne te gjithe se ai perdorues Droge eshte punonjes i OSHEE KAVAJE prej pak vitesh si elektricist dhe eshte punesuar nga Sajmir Rroshi i vellai Elvis Rroshit kur ka qene drejtues aty , vetem se terrorizonte qytetaret e Kavajes e fshatrat me grupet e tjera per ti marre votat , ja pra kjo eshte RILINDJA qe fut ne pune njerez me precedente kriminale , shofera e lloj lloj elifmatraku ne institucionet me te rendesishme ,faj te madh ka edhe Administratori A. Cela qe po ashtu si shume drejtues qytetesh emeron ne poste e detyra te tjera persona te paafte , e ata qe e meritojne u kerkohen nga 2 deri tre mije euro me zarf Turp Turp keshtu do shkojme ne Europe Ne si shtet , jo Kurre Urgjentisht ne OSHEE duhet te behet veting jo zyrat elektrike te behen fole partiake , Respekte per ju publikojeni po mundet , nga nje qytetar i zhgenjyer nga vete Rilindja nga Kavaja’’

 

Etiketa: ermir celatrafik kokainevellai i elvis rroshit
Pas

Gafa fatale/ Strakosha mezi mban lotët pas ndeshjes: Nuk i ndihmova dot shokët e mi

Para

Mjekët japin alarmin: Mos hani kurrë domate nëse vuani nga problemet e mëposhtme shëndetësore

Para
Mjekët japin alarmin: Mos hani kurrë domate nëse vuani nga problemet e mëposhtme shëndetësore

Mjekët japin alarmin: Mos hani kurrë domate nëse vuani nga problemet e mëposhtme shëndetësore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.