18:48 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shengeni Ballkanik”/ Vjosa Osmani kritika Ramës: Me kë u konsultove në Kosovë?

08:15 | 13/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shengeni Ballkanik”/ Vjosa Osmani kritika Ramës: Me kë u konsultove në Kosovë?

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur një fatkeqësi idenë e krijimit të “Shengenit Ballkanik”.

“Mendoj se është një fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar ”, është shprehur Osmani.

Ajo ka kritikuar edhe kryeministrin Rama duke thënë se Shqipëria nuk duhet t’i bashkohej kurrë kësaj nisme pa Kosovën.

“Përtej kësaj, ne po shohim që jo vetëm që Serbia po e pengon Kosovën, por edhe Shqipëria e injoron atë në këtë rast. Është absolutisht e gabuar që Shqipëria të pranojë të arrijë një marrëveshje në të cilën Kosova nuk është pjesëmarrëse, madje si shtet i pavarur”, ka thënë ajoi në një intervistë për KTV.

Shumë ekspertë e analistë në Prishtinë janë të bindur se ky projekt bëhet për të krijuar ‘Jugosllavinë e re’, ku Serbia do të ketë rolin kryesor, e Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të jenë plotësuese të këtij plani.

“Nëse në Bashkimin Europian do të ishte edhe Mali i Zi, Shqipëria do të zgjohej nga zhytja në baltën e vet politike dhe do të reformohej shpejt dhe Serbisë do t’i përshpejtohej hyrja”, shkruan analisti kosovar Veton Surroi.

Ai dënon kryeministrin shqiptar që i bashkohet një iniciative të tillë me Serbinë kur nuk ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar tregtinë e lirë më Kosovën.

“Kryeministrit Rama ka pasur hapësirë të papengueshme për të liberalizuar komunikimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, por nuk ka asnjë ndërmarrës nga Shqipëria dhe Kosova që do të konsiderojë se mes dy vendeve ka hapësirë lirie ekonomike. Nëse nuk e bëka mes Shqipërisë e Kosovës, si e bëka mes Shqipërisë e Serbisë?”, pyet Surroi.

Autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë detaj për këtë marrëveshje, por mediat serbe e cilësojnë si një arritje për ekonominë e tyre.

Etiketa: edi ramaSHENGENI BALLKANIKVjosa Osmani
Pas

Keni bërë plane? Ja si parashikohet moti për këtë të dielë

Para

VIDEO/ Hynë të grabisnin por morën vetëm 1 çamçakëz, 11 vite burg për 3 të rinjtë shqiptarë

Para
VIDEO/ Hynë të grabisnin por morën vetëm 1 çamçakëz, 11 vite burg për 3 të rinjtë shqiptarë

VIDEO/ Hynë të grabisnin por morën vetëm 1 çamçakëz, 11 vite burg për 3 të rinjtë shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në një park të Romës, autori arrestohet në Greqi pas arratisjes. Fotoja e 46-vjeçarit me vajzën 6-muajshe para krimit

Irani pretendon se ka rrëzuar tre avionë bombardues izraelitë. Tel Avivi e mohon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.