Banorët që jetojnë në afërsi të fabrikës së tullave në zonën e Laprakës në Tiranë, kanë dalë sërish në protestë nga ku bëjnë thirrje për mbylljen e aktivitetit të firmës që shkakton ndotjen e ajrit.
Ata janë shprehur gjatë protestës se helmimet që lëshon ndotja e shkaktuar nga fabrika e tullave është vdekjeprurëse dhe për këtë arsye ata thoënë se nuk do ti ndalojnë protestat, padje kanë paralajmëruar gjithashtu edhe për masivizimin dhe përshkallëzimine tyre.
“Pse nuk del askush të na përgënjeshtrojë? Askush nuk del të na thotë se nuk kemi të drejtë. Fabrika kryen aktivitet të paligjshëm e me pasoja vdekjeprurëse për banorët që jetojnë në afërsi të saj. Pse shteti dhe institucionet nuk e kontrollojnë aktivitetin e kësaj fabrike? Protesta do të vijojë deri në zgjidhjen e këtij problem. Duam ajër të pastër. Fabrika rrezikon jetët tona dhe kërkojmë mbylljen e saj”, tha njëri nga banorët.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2376478109117494/
(F.GJ/FAXWEB.AL)