“Ishim pak nervoz për rezultatin dhe jo për ndeshjen që luajtëm. Nuk mbaroi futbolli në Turqi, por e rëndësishme të mbajmë ritmin që kemi tani. Rezultatet do të vijnë, pasi me lojë do të vijnë rezultatet”.
Sa i përket formacionit me Moldavinë, tekniku tha se ka kohë ende për ta menduar por shtoi se nuk ka qëllim për shumë ndryshime, por kjo sipas tij varet nga rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar.
“Do kem pak më shumë kohë për formacionin. Nuk ka qëllim që të bëj shumë ndryshime, por sigurisht që do të bëj pak ndryshime. Nëse i rikuperoj të gjithë lojtarët, nuk bëj shumë ndryshime”.
Për Turqinë dhe Moldavinë Reja ka këtë qëndrim:
“Skuadrat e mia nuk nënvlerësojnë askënd. Moldavia është skuadër e mirë, pasi luan mirë teknikisht. Duhet të futemi me të njëjtën vendosmëri si ndaj Turqisë. Ne na interson të bëjmë lojëra të mira. E dimë se në Moldavi nuk është e lehtë. Në Elbasan fituam me vështirësi dhe lojtarët e mi e dinë se duhet ta vlerësojnë në maksimum. Lojtarët e mi futen në fushë për të fituar. Kur skuadra luan mirë, atëherë merr rezultat”.
Tekniku italian është pyetur edhe për të ardhmen e tij në ekipin tonë kombëtar, ku tha se kjo varet vetëm nga dikush.
“Ju keni filluar me llogari për të ardhmen prej kohësh. Kam qejf të vazhdoj me ekipin, por nuk varet vetëm prej meje. Varet pak dhe nga unë me rezultate. Nëse Duka është i gatshëm për të vazhduar, unë do të doja, pasi kam marrë sinjale pozitive nga skuadra. Dua të vazhdoj punën, pasi kam kuptuar mentalitetin e ekipit. Dua të mbyllim këto kualifikuese, më pas të vendosim”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post