Kreu i Partisë demokratike ka reaguar menjëherë pas arrestimit të 8 personave mes tyre edhe t ëish-deputetit Klevis Balliu, ku shprehet se java e ardhshme është vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, duke argumentuar se do të konstatohet nëse vendi do të shkojë drejt Europës apo do të mbetet në marshin indietro.
Duke kujtuar se përpara kemi edhe vendimin e vendeve anëtare nëse do t’I hapin ose jo dritën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave, Basha thotë se regjimi Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.
Reagimi i plotë:
Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!
(F.GJ/FAXWEB.AL)