11:41 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kombi ndodhet në udhëkryq”, Lulzim Basha: Mos e vini në dyshim, ka shpresë

20:52 | 14/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kombi ndodhet në udhëkryq”, Lulzim Basha: Mos e vini në dyshim, ka shpresë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se vendi ndodhet në një udhëkryq, por që përpara ndodhet sfida e reformave të mëdha, për të cilat shprehet ai, ka shpresë për të ardhmen e shqiptarëve.

Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Basha tha se me ndihmën e miqve e partnerëve ndërkombëtarë, duke adresuar edhe një ftesë ndaj tyre, duuhet të punohet për të ndërtuar një të ardhme më të mire.

Kryedemokrati theksoi gjatë fjalës së tij se duk mund të lejohet më një qeverisje e mbyllur, inefiçente dhe infektive të bëhet pengesë për jetën e përditshme dhe të ardhmen e shqiptarëve.

“Dialogu me miqtë dhe partnerët tanë strategjikë është në zemër të së ardhmes plot shpresë për Shqipërinë. Askush nuk duhet ta vërë në dyshim: e ardhmja jonë është plot me shpresë.

Por sot kombi ynë ndodhet në udhëkryq. Ndërkohë që duam të afrohemi më shumë drejt miqve dhe partnerëve tanë në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ne na pret një punë kolosale, me reforma dhe ndryshime të mëdha përpara.

Na duhet të marrim vendimet tona të përgjegjshme si liderë, për të respektuar bazat dhe parimet e demokracisë së vërtetë perëndimore. Nuk mund të lejojmë më korrupsionin ti zërë frymën qytetarëve tanë.  Nuk mund të lejojmë më qeverisjen e mbyllur, inefiçente dhe inefektive të bëhet pengesë për jetën e përditshme dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Ju bëj thirrje miqve tanë në këtë sallë dhe kudo: Le të punojmë për Shqipërinë, le të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme të hapjes dhe të transparencës. Një të ardhme ku ato vlera të shenjta të mishëruara në vetë Kushtetutën Amerikane të bëhen pjesë e jetës tonë të përditshme.

Që të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, nga njerëzit dhe që punon ditë e natë për njerëzit. Unë kam besim se kjo e ardhme është shumë e afërt. Sepse besoj tek Shqipëria.  Ju faleminderit për miqësinë dhe ndihmën tuaj të pakursyer në gjithë këto vite dhe dekada.

Dhe faleminderit që keni zgjedhur të jeni në krahun tonë në këtë rrugëtim për ta çuar vendin tonë dhe fëmijët tanë drejt zhvillimit dhe mirëqenies”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 10 vjetori I Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimlulzim basha
Pas

‘Ping-pong’ me kryetarin/ Firmosi për shkarkimin e Hajdarit, deputeti bëhet pishman: Nuk ka asnjë vendim të tillë

Para

Duhen parë, Kate Middleton vesh fustan mbi pantallona për vizitën në Pakistan (fotot)

Para
Duhen parë, Kate Middleton vesh fustan mbi pantallona për vizitën në Pakistan (fotot)

Duhen parë, Kate Middleton vesh fustan mbi pantallona për vizitën në Pakistan (fotot)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Vendimi/ U arrestua në Orikum për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun! 41-vjeçari: S’kam lidhje me ngjarjen

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

Zbulim makabër! Gjenden 32 trupa të pajetë në “varre sekrete” në Meksikë

DASH: Aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Vetëplagosje dhe humbje ‘gjurmësh’, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë gjatë orëve të fundit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.