Shqipëria ka shënuar edhe golin e katërt përballë Moldavisë.
Në minutën e 90’ ishte Rey Manaj ai i cili realizoi një gol “magjik” duke dërguar me thembër topin në rrjetë.
Kuqezinjtë shkatërruan me shifrat 4-0 Moldavinë në transfertë, megjithatë, barazimi mes Francës dhe Turqisë i eliminon edhe matematikisht që në raundin kualifikues nga ëndrra Euro 2020.
Golat e Cikalleshit, Bares, Trashit e Manaj ngjallën shpresat e kuqezinjve.
Ishte sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi ai që zhbllokoi shifrat, me 29 vjeçari që në minutën e 22-të lëvizi bukur në zonë për të dërguar në festë Shqipërinë.
Gol që goditi psikologjikisht Moldavinë, e cila u detyrua të nxjerrë sërish sferën nga fundi i rrjetës. Këtë herë ishte Keidi Bare ai që tundi rrjetën, ndërsa një gol i Lorenc Trashit në minutën e 40 vulosi fatet e takimit. Goli i Rey Manaj në minutën e 90-të ishte një përgjigjje ndaj kritikave që e pasuan pas asaj humbje me Turqinë.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria mban vendin e katërt me 12 pikë, tre më pak se Islanda dhe 9 më shumë se Andorra dhe Moldavia.