16:55 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Turqia sfidon UEFA-n, sërish pro luftës; përshëndetje ushtarake edhe në Paris

09:44 | 15/10/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turqia sfidon UEFA-n, sërish pro luftës; përshëndetje ushtarake edhe në Paris

Nuk kishte incidente brenda dhe jashtë stadiumit, nuk pati as fitues në përballjen e grupit tonë kualifikues, Francë-Turqi (1-1). Me pak fjalë, ndeshja e luajtur mbrëmë në “Stade de France” dukej pothuajse normale. Ndodhi krejt ndryshe nga sa proklamohej para lojës, se priteshin tensione, nisur nga ofensiva luftarake e forcave të armatosura turke në territoret kurde të Sirisë.

Ky operacion ushtarak është kundërshtuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili preferoi të mos merrte pjesë në ndeshje. Edhe pse rezultati përfundimtar nuk i kënaqi plotësisht palët, pasi duhet të priten ndeshjet e radhës për të zyrtarizuar kualifikimin në “Euro2020”, Franca dhe Turqia e kanë hedhur njërin hap në finalet e kompeticionit të vitit të ardhshëm.

Në fund të sfidës, njolla e vetme ishte ajo që la kombëtarja turke, e cila shkoi para sektorit të stadiumit, ku ndodheshin tifozët e saj, për të festuar me përshëndetjen e zakonshme ushtarake, e parë tashmë edhe në fitoren kundër Shqipërisë.

Mbetet të shihet se si do të reagojë UEFA, nëse do të ketë penalizim për Turqinë, sepse interferimi i futbollit me politikën dhe gjëra të tjera të këtij lloji nuk tolerohen nga qeveria europiane e futbollit. Nëse ndaj Shqipërisë, përshëndetja ushtarake e futbollistëve turq mund të kalonte pa u ndier, përsëritja e saj me siguri ka sfiduar seriozisht rregullat e UEFA-s, reputacionin e saj, ndaj priten masa të rrepta.

Etiketa: pershendetje ushtaraketurqia
Pas

Kjo video po shokon rrjetin, pamje të trishta

Para

“Përballë një zgjedhje historike”, Cakaj: Koha që BE të tregojë se i mban premtimet

Para
“Rinia u quajt faj”, Cakaj gjatë fjalës pas delegimit të detyrës: Kam kohën dëshmitare për punën time

"Përballë një zgjedhje historike", Cakaj: Koha që BE të tregojë se i mban premtimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh në Stamboll

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Vaun e Dejës, plagoset 16-vjeçari

Ministri i Jashtëm i Iranit pranon dëme serioze në objektet bërthamore

Gjermania rrit pagën minimale me 14% në 18 muajt e ardhshëm

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.