18:29 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I doli video teksa abuzonte me një vajzë me probleme mendore, burg 75-vjeçarit. Historia e trishtë që u zbulua për 3 motrat pas këtij rasti

16:23 | 15/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I doli video teksa abuzonte me një vajzë me probleme mendore, burg 75-vjeçarit. Historia e trishtë që u zbulua për 3 motrat pas këtij rasti

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vjet e katër muaj burg një të moshuar pasi ka kryer marrëdhenie seksuale me një vajzë me probleme të shëndetit mendor. Gjykata vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit me iniciale K.P për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur” të parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 vite burg.

Por pasi i dënuari pranoi akuzën e ngritur ndaj tij dhe kërkoi gjykim të shkurtuar, dënimi u ul me 1/3, ndërsa ai do të vuaj 3 vjet e 4 muaj burg. Sipas dispozitivit dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa shpenzimet gjyqësore dhe ato procedurale hetimore, do të paguhen nga i pandehuri.

Shtetasi K.P 75-vjeç u arrestua nga Policia e Lezhës pas një video të shfaqur në rrjetet sociale teksa po abuzonte me një femër. Pas verifikimeve të pamjeve filmike rezultoi se e abuzuara ishte një nga tre motrat me aftësi të kufizuar që jetonin në qytetin e Lezhës.

BIRN, në një investigim një vit më parë, gjeti se tre motrat e një familje me probleme të shëndetit mendor në Lezhë ishin abuzuar për rreth tre viteve nga persona të ndryshëm. Të treja mbetën shtatzëna dhe lindën fëmijë. I moshuari i dënuar është i vetmi prej abuzuesve që u dënua.

Institucionet shtetërore përgjegjëse për t’i ndihmuar vajzat, edhe pse në dijeni të situatës, nuk kishin reaguar, ndërsa shkarkonin përgjegjësitë te njëra tjetra. Në prill të këtij viti, pasi u bë me dije se një prej motrave ishte sërish shtatzanë me një fëmijë prej abuzimit Shërbimi Social Shtetëror i zhvendosi në dy qendra të ndryshme në Vlorë dhe Elbasan, ndërsa për nënën tyre ende nuk është gjetur zgjidhje.

Etiketa: abuzimburg 75 vjecaritlezhetre motrat
Pas

Përplasen me njëra-tjetrën 2 makina, 4 persona të lënduar

Para

Pensionistët/ Giuseppe Conte pritet me protesta: Kemi paguar sigurime në Itali, nuk na njihen vitet (Video)

Para
Pensionistët/ Giuseppe Conte pritet me protesta: Kemi paguar sigurime në Itali, nuk na njihen vitet (Video)

Pensionistët/ Giuseppe Conte pritet me protesta: Kemi paguar sigurime në Itali, nuk na njihen vitet (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në një park të Romës, autori arrestohet në Greqi pas arratisjes. Fotoja e 46-vjeçarit me vajzën 6-muajshe para krimit

Irani pretendon se ka rrëzuar tre avionë bombardues izraelitë. Tel Avivi e mohon

Situatë kritike në Minneapolis, dy ligjvënës demokratë qëllohen me armë në shtëpitë e tyre

Rusia këmbëngul në zgjidhjen politike e diplomatike të programit bërthamor iranian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.