Tashmë është e konfirmuar edhe shkencërisht se femrat kanë nevojë për gjumë më shumë se sa meshkujt.
Studimet e shumta kanë dëshmuar, që biologjikisht femrat dhe meshkujt janë të ndërtuar në atë mënyrë që, gratë kanë nevojë për 20 deri në 30 minuta gjumë më shumë në krahasim me meshkujt.
Pyetja që shtrohet është se cila është arsyeja, që gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se meshkujt? Fondacioni Nacional i Gjumit, ka rekomanduar që një i rritur duhet të ketë 7 deri në 9 orë gjumë gjatë natës.
Disa nga arsyet se pse një femër ka nevojë për më shumë gjumë se sa një mashkull janë:
Energjia psikike– ekspertët tregojnë se femrat përdorin më shumë energji mentale apo psikike në krahasim me meshkujt. Prandaj ato kanë nevojë për më shumë orë gjumë.
Gjumi i çrregullt– një tjetër arsye se pse femrat kanë nevojë për më shumë orë gjumi, është se kualiteti i gjumit që ato bëjnë është shumë më i dobët se i meshkujve. Sipas hulumtimeve të bëra, 63% e femrave përballen me insomninë dhe çrregullimet e tjera të gjumit.
Menopauza– mund të jetë një ndër arsyet, që femrat duhet të pushojnë më shumë se meshkujt. Lëvizja hormonale, që femrat pësojnë gjatë kësaj faze, ndikon në çrregullimet e gjumit dhe në rritjen e nivelit të hormonit që e shkakton gjumin.
Shtatzënia– shumë femra tregojnë se ato kanë nevojë për më shumë gjumë gjatë kohës kur janë shtatzënë. Kjo nevojë, vjen si rezultat i ndryshimit të nivelit të hormoneve në trupin e femrës.
Cikli menstrual– gazrat, luhatjet emocionale dhe dhimbja abdominale gjatë periudhës së ciklit mund të shoqërohen edhe me pagjumësi apo shtim të nevojës për gjumë.
Sindromi policistik– femrat, të cilat preken nga ky sindromë mund të ballafaqohen edhe me çrregullime serioze të gjumit, duke përfshirë apnenë apo insomninë.